• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEOMESAZHI/ Spiropali: Mbi fake news dhe Policinë, e cila nuk mjafton të jetë në vendin e duhur ligjërisht
Home
Politikë

VIDEOMESAZHI/ Spiropali: Mbi fake news dhe Policinë, e cila nuk mjafton të jetë në vendin e duhur ligjërisht

11 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Zedhenesja e Qeverise, ministre e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, status ne Facebook:

Sot i pashe edhe une pamjet e ofruara nga ekranet e lajmeve ne kohe reale tek rruga e shkolles Petro Nini Luarasi. Edhe une u indinjova e madje revoltova duke i ndjekur ato skena dhe duke degjuar e lexuar tere mynxyrat me radhe. Sikur te mos mjaftonin lajmet e rreme nga terreni qe i mvisheshin pamjeve, qe nga IKMT qe do prishte shtepine e deri tek pallati qe do ndertohej mbi trupat e familjareve, ishte edhe tere ai grup policesh qe s’bente asgje pervecse shtonte ankthin e skenes.

Duke perfituar nga mundesia qe me jep detyra, fillova te mbledh informacion mbi ate vendngjarje dhe sa me shume mesoja rreth te vertetes, aq me shume tromaksesha nga genjeshtrat qe vijonin t’u jepeshin live teleshikuesve e portalqemtuesve.

Mesova se IKMT as ishte aty e as kishte ne plan te shfaqej gjekundi, pasi nuk behej fjale per nje shtepi qe duhej prishur, po per ekzekutim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë për lirim banese.

Mesova se Bashkia e Tiranes as kishte dhene ndonje leje per te ndertuar mbi truallin e baneses dhe as kishte miratuar akoma ndonje plan te zones ku gjendet banesa.

Mesova se policine nuk e kishte cuar aty kerkesa e ndonje ndertuesi, po kerkesa e permbarimit per te zbatuar nje vendimin e gjykates- ndaj te cilit policia ka detyrimin ligjor te pergjigjet.

Mesova se bashkia u ka ofruar atyre nje zgjidhje te cilen e kane refuzuar dhe qe ne fakt, tekefundit e tera eshte nje histori konflikti mbi nje prone mes dy paleve, ku as qeveria e as pushteti vendor nuk hyjne asgjekundi.

Te tera keto i mesova, fale mundesise per te marre informacion, si ministre, po nderkohe qe une i mora keto informacione, kanalet e televizioneve dhe mediave online vijuan kerdine e tyre, duke dizinformuar ne rastin me te keq dhe keqinformuar ne rastin me te mire.

Ministri i brendshem, duke treguar edhe njehere integritetin e tij te larte qytetar e profesional, kritikoi policine per menyren se si u qas ne ate situate ku as nderhyri, as u largua, po thjesht qendroi aty amorfe, pa mundur t’i shpetoi shigjetimit nga te kater anet.

Une vete s’di te them se sa te drejte ka pasur gjykata ne ate vendim te formes se prere qe ka dhene, por edhe pse jam e prirur te mos besoj ne vendimet e drejtësisë së vjetër të pavetuar, di qe ende nuk eshte zbuluar ne bote ndonje sistem ku vendimi i gjykates, te rrezohet nga bindjet e njerit a te tjetrit – ne qeveri a ne media a ne shoqerine civile.

Sidoqofte, pertej te gjithave, kjo ishte nje dite e shenuar per forcen goditese te lajmit te rreme. I cili mori dhene dhe provokoi reagimin e shume njerezve te mire, qe rane pre e lehtesise se padurueshme me te cilen media ktheu permbys skenen e sotme tek rruga e shkolles Petro Nini Luarasi.

Megjithate, dita u mbyll ne lartesine e ambicies sone per shtetin dhe Policine e Shtetit, me largimin e drejtuesit te policise se Tiranes. Jo sepse dikush shkeli ligjin. Aspak. Po sepse sic e shprehu qarte kolegu Sander Lleshi, policia nuk mjafton te jete ne vendin e duhur ligjerisht, po duhet te jete edhe me mendje e zemer ne lartesine e syve te publikut.

 

Mbi fake news dhe Policinë e cila nuk mjafton të jetë në vendin e duhur ligjërisht, po duhet te jetë edhe me mendje e zemër në lartësinë e syve të publikut

Mbi fake news dhe Policinë e cila nuk mjafton të jetë në vendin e duhur ligjërisht, po duhet te jetë edhe me mendje e zemër në lartësinë e syve të publikut.

Gepostet von Elisa Spiropali am Montag, 11. März 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITËLINDJA E AZEM HAJDARIT/ Berisha dhe Basha AS një postim. A u harrua "Heroi i Demokracisë" prej... Rudinës? (FOTO)
Previous article TRYEZA E PËRBASHKËT "FSHF" ME QEVERINË/ Ja debati Ramës me presidentin e Skënderbeut

F.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT