Azem Hajdari, “pishtari i demokracisë” dhe themeluesi i Partise demokratike do të festonte sot 55 vjetorin e datëlindjes.
E megjithatë, “vëmëndja” e ditës mbeti po brenda familjes. Thënë kjo pasi në vend të tij, dita u mbush me lajmin se, vajza e tij, Rudina Hajdari u përjashtua nga Partia Demokratike pasi nuk dogji mandatin.
Ajo që bie në sy, është se veç Rudinës dhe dy tri personave të tjerë që e kanë pasur mik të vërtëtë, askush nga Partia Demokratike nuk bëri qoftë as edhe një shkrim për datëlindjen e Azemit.
Në profilet e Sali Berishës mikut të tij më të ngushtë e deri tek Lulzim Basha që edhe e përmend në fjalimet e tij si njeriun që e inspiroi nuk ka qoftë as edhe një postim, një foto për Azem Hajdarin.
Nëse do të flasim për postimet për Edi Ramën, ato janë gjatë gjithë ditës.
Asnjëri prej të dyve as nuk shkoi tek lapidari I tij, për ti vënë qoftë edhe një lule.
Nëse e gjitha kjo lidhet me vendimin e Rudinës, duket se Azem Hajdari, simboli i demokracise i ka mbyllur me kohë punët me Partinë demokratike dhe emri I tij vjen sa herë që demokratët, kanë nevojë tu japin demokratëve të tjerë…pak shpresë.
Përgatiti: AlpeNews.al



