Pas të gjithë polemikave të viteve të fundit, menjëherë pas ikjes nga jeta të Mbretit të Pop-it, Michael Jackson nisën edhe hetimet e lëna përgjysëm për aktivitetin e tij seksual me fëmijë të mitur.
Së fundmi, tabloidi DailyMail zbulon ekskluzivisht se në një paradhomë të një prej shtëpive të Jackson, në vitin 2003 janë gjendur lodra seksi, kukulla, fotografi dhe albume të cilat përmbanin pamje të fëmijëve të vegjël nudo, si dhe disa videokaseta të regjistruara ku shiheshin fëmijë lakuriq.
Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë konfirmim tjetër, por fotografitë e marra nga DailyMail flasin shumë.
Për Jackson ka patur një dosje në Gjykatë e cila u mbyll pasi paditësi (një rrëfim i një fëmije të vogël i cili pretendonte se ishte ngacmuar seksualisht nga Jackson) doli të ishte një gënjeshtër.
Në rrëfimin e tij, i mituri tregonte se këngëtari mbante edhe foto të frikshme të femijëve të vegjël nudo dhe madje edhe pamje të tyre duke u torturuar.
Pas kësaj, Gjykata duket se do te rinisë sërish hetimet.
/AlpeNews.al









