• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRËZIMI I QEVERISË “HARADINAJ”/ Opozita refuzon t’i bashkohet Listës Serbe
Home
Rajon

RRËZIMI I QEVERISË “HARADINAJ”/ Opozita refuzon t’i bashkohet Listës Serbe

11 March, 2019 k.autor Rajon

Partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate kanë deklaruar se nuk do të bashkëpunojnë me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij do të procedojë në Kuvend mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj, në momentin që i siguron 61 vota, për rrëzimin e Qeverisë, por sipas tij nuk do të pranojnë kushtëzime nga askush.

“LDK-ja do të procedojë me mocion te votëbesimit ndaj Qeverise së PAN-it në momentin që sigurohen 61 vota në Kuvendin e Kosovës. Por, nuk pranon asnjë kushtëzim nga askush”, ka thënë Hoti, përmes një postimi në Facebook.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka deklaruar se pavarësisht se Qeveria Haradinaj u formua me bekimin e Qeverisë së Serbisë, si parti nuk pranojnë rrëzimin përmes Listës Serbe.

“Pavarësisht se Qeveria u formua me Listën Serbe, respektivisht me bekimin e Qeverisë së Serbisë, ne nuk e rrëzojmë Qeverinë përmes kësaj partie, por përmes opozitës së Kosovës. Ne as nuk i llogarisim e as nuk i kërkojmë votat e Listës Serbe për ta rrëzuar Qeverinë. Qeveria e Kosovës duhet të bjerë, zgjedhje duhet të ketë sa më parë, por jo sepse do Serbia, por sepse duan qytetarët e Kosovës”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, ndonëse Vetëvendosje nuk mbështetet në vullnetin e Listës Serbe, nëse këta të fundit vendosin të votojnë pro rrëzimit të Qeverisë, atëherë partia e tij nuk mund t’ua ndalojë një gjë të tillë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se partia e tij nuk ka vota për të bashkëpunuar me Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk kemi vota për ata që i quajnë bandita përfaqësuesit legjitim të Kosovës dhe për ata që veprojnë çdo ditë kundër Republikës së Kosovës. Mbetemi jo vetëm të hapur, por edhe të interesuar, për bashkëpunim me të gjitha forcat progresive lokale dhe rajonale, që angazhohen për barazi midis popujve”, ka thënë mes tjerash Sejdiu.

Lista Serbe është e gatshme të votojë për rrëzimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt, nëse opozita siguron 51 vende në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar deputeti i kësaj partie Igor Simiq.

Simiq ka thënë për “Pink TV” se do të kthehej në Kuvendin e Kosovës në kohën kur opozita të mbledhë nënshkrime për shkarkimin e qeverisë.

Ai është shprehur se Lista Serbe nuk është në Parlamentin e Kosovës, pasi dëshiron të jetë me popullin e saj dhe jo me praninë e saj duke i dhënë legjitimitet sesioneve parlamentare, “sepse ata formuan një ushtri me 107 vota”.

“Çfarë do të bëjmë me 9 për qind ose 10 vota? Do të hyjmë në Kuvend sapo opozita parlamentare të mbledhë 51 nënshkrime për rënien e qeverisë”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TAKIMIT ME KËSHILLTARËT E MERKEL/ Haradinaj: Gjermania është partner i rëndësishëm i Kosovës
Previous article LARGOHET NGA STOLI I REAL MARDIDIT/ Solari boshatis zyrën e tij dhe "ofendohet", ja çfarë i bëjnë lojtarërt

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT