• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTO/ Policia masakron dhëndrin e Starovës para ndeshjes, ai HAKMERRET duke…
Home
Aktualitet
Kronikë

FOTO/ Policia masakron dhëndrin e Starovës para ndeshjes, ai HAKMERRET duke…

13 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Policë agresivë pa ndonjë shkak të madh. Hera-herës ushtrojnë dhunë kur nuk duhet dhe, në raste të tjera, rrinë spektatorë kur shemben në dru arbitrat. Të patrajnuar për të menaxhuar situata specifike në stadium dhe rreth tij, të mërzitur për “angarinë” që u sjellin aktivitetet sportive, shpesh murmurisin ndër dhëmbë dhe ankohen për orët shtesë të punës që nuk u paguhen.

Kjo është ana tjetër e medaljes kur bëhet fjalë për sjelljen e uniformave blu karshi tifozëve. Policia krijoi një kolaps të vërtetë në ndeshjen Partizani-Teuta të fundjavës që shkoi, kur befas kërkoi, përveç biletës, edhe kartën e identitetit. Meqë një pjesë e vogël e tifozëve nuk e kishte me vete, u bllokua pothuajse e gjithë tribuna përkarshi.

Në fund, pati edhe shoqërime ultrasish në komisariat, si dhe dhunë ndaj atyre që kundërshtonin këtë ndryshim rregullash të minutave të fundit.

Dhëndri i Starovës – Një ndër viktimat e dhunës policore ka qenë edhe Gent Malaj, dhëndri i trajnerit të Partizanit, Sulejman Starova. Ai është paraqitur pranë stadiumit dhe, kur ka marrë vesh se biletat mund të bliheshin vetëm me kartë identiteti ose me tjetër dokument identifikimi, është nisur drejt makinës së tij për të marrë kartën e identitetit. Në atë moment, policët i kanë vendosur një kapuç në kokë dhe e kanë dhunuar barbarisht pa i dhënë ndonjë arsye.

Nuk dihet ende nëse ka qenë një keqkuptim i policisë dhe Malaj është ngatërruar me ndonjë tjetër, por ai ka përfunduar në rajon i shoqëruar. Menjëherë pas ngjarjes mësohet se Malaj ka marrë raportin mjekësor dhe po përgatit padinë për dhunën policore.

Duke qenë se është i pajisur edhe me pasaportë italiane, dhëndri i Starovës ka njoftuar edhe ambasadën e shtetit fqinj për dhunën që ka pësuar, duke pretenduar se ka qenë sulm i padrejtë dhe pa asnjë shkak. Ai ka kërkuar videot nga televizionet që janë gjendur aty afër në atë moment, me qëllim që të argumentojë se policia e ka keqtrajtuar pa asnjë shkak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Debate te Histori-Filologjiku/ Marku: Kasta mafioze manipuloi votimet, favorizime nga politika
Previous article Tirana dhe Vlora me papunësinë më të lartë, Korça dhe Dibra më të ultën

Redaktor2

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person Aktualitet

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT