• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tirana dhe Vlora me papunësinë më të lartë, Korça dhe Dibra më të ultën
Home
Sociale

Tirana dhe Vlora me papunësinë më të lartë, Korça dhe Dibra më të ultën

13 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Kryeqyteti paraqitet me strukturën më të përkeqësuar të punësimit në vend si në drejtim të pjesëmarrjes në forcat e punës dhe në normën e papunësisë, teksa shihet se Korça dhe Dibra paraqiten më mirë se qarqet e tjera.

Duke raportuar treguesit e punësimit për tremujorin e tretë 2017, INSTAT gjeti se Tirana dhe Durrësi kanë shkallën më të ulët të pjesëmarrjes në forcën e punës.

Mosha aktive punës llogaritet 15-64 vjeç, teksa në Tiranë vetëm 64.2 për qind e kësaj grupmoshe janë të aktivizuar në tregun e punës, që do të thotë se janë në punë ose janë në kërkim të punës, pjesa tjetër prej 36 për qind është dekurajuar, në pension të parakohshëm, me mungesë të aftësive fizike ose i angazhuar brenda familjes.

Teksa mesatarja kombëtare e pjesëmarrjes në forcat e punës është 67 % e moshës 15-64 vejc, pjesëmarrje të dobët në tregun punës kanë Durrësi, Tirana dhe Lezha, të cilat janë më ulët se mesatarja kombëtare, ndërsa Elbasani, Fieri dhe Shkodra janë mbi këtë mesatare.

Gjithashtu Tirana dhe Vlora patën normën më të lartë të papunësisë në vend në tremujorin e tretë të vitit. Teksa mesatarja kombëtare e papunësisë arriti në 13.6 për qind, në Tiranë norma e papunësisë nën popullsinë mbi 15 vjeç është 17 për qind niveli më i lartë pas qarkut të Vlorës që ka nivelin e papunësisë në 24.6 për qind.

Ndërsa papunësia më të ulët se mesatarja kanë qarqet e Dibrës dhe Korçës, me respektivisht 6.7 dhe 7.3 për qind.

Në harkun kohor të një viti papunësia është ulur në Tiranë me 2.5 pikë përqindje dhe në Durrës me rreth 3 pikë përqindje.

Ndërsa në qarkun më të varfër të vendit atë të Kukësit, papunësia u rrit më tej rreth 5 pikë përqindje në harkun e një viti. Rritje të papunësisë pati edhe në qarqet e Lezhës, Shkodrës dhe Beratit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Policia masakron dhëndrin e Starovës para ndeshjes, ai HAKMERRET duke...
Previous article Perez në 'udhëkryq' për Icardin, Ronaldo dëshiron sulmuesin e Milanit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë Aktualitet

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre Aktualitet

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97 Aktualitet

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT