Policia e Fierit ka shoqëruar në komisariat 10 nga protestuesit e opozitës që morën pjesë në tubimin e djeshëm, ku mbeti i plagosur një efektiv i FNSH-së.
Personat janë marrë në pyetje në polici dhe nëntë prej tyre më pas janë lënë të lirë. Ndërkohë që një protestues mbetet ende i ndaluar nga policia.
Forcat e rendit nuk kanë dal ende në një komunikatë zyrtare për personat e shoqëruar, të cilët protestuan kundër vizitës së Kryeministrit Rama në Fier.



