• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FUT E BJER KUSH TË MUNDET, GRABITJE, HAJDUTËRI”/ Rama mesazh nga Fieri: Lum kush duron dhe… (VIDEO)
Home
Politikë

“FUT E BJER KUSH TË MUNDET, GRABITJE, HAJDUTËRI”/ Rama mesazh nga Fieri: Lum kush duron dhe… (VIDEO)

10 March, 2019 F.autor Politikë

“Fieri më në fund do të shpëtojë nga gangrena e trashëguar mjedisore si pasojë e pirgjeve të plehrave që mblidhen e digjen pa asnjë kriter”.

Keshtu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, teksa se bashku me kryetarin e Kuvendit dhe deputetin e Qarkut, Gramoz Ruçi inspektuan përfundimin e fazës së parë të projektit për impiantin e trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier.

Kryeministri Rama tha se kjo është edhe përgjigja ndaj spekulimeve publike mbi projektin, që alarmoi jo pak banorët në nisje të projektit.

“Ky është kalimi nga mesjeta në kohët moderne në aspektin e trajtimit të mbetjeve, ndërkohë që plehrat rrugëve, fushave janë rreziku real i përditshëm që dërrmojnë shëndetin e shkatërrojnë të gjithë pjellorinë e tokës. Një projekt i tillë kthehet në një tabelë qitjeje e fut e bjer kush të mundet: “korrupsion”, “grabitje”, “hajdutëri”, “PPP”, por lum kush duron dhe koha i vë gjërat në vend. Këtu faktikisht hapet perspektiva për të gjitha bashkitë që t’i sjellin këtu mbeturinat dhe të shpëtojë njëherë e mirë edhe mjedisi në të gjithë qarkun nga hedhjet kuturu të mbeturinave, nga vendgrumbullimet kuturu, nga helmimi i ujërave nga helmimi i tokës, nga helmimi i ajrit, nga dëmtimi i shëndetit. Ne duam të bëjmë të njëjtën gjë edhe për Durrësin. Edhe aty kemi situatë emergjence mjedisore. Kemi filluar me projektin dhe një tjetër zonë e rëndësishme shpëton njëherë e mirë nga e gjithë çmenduria e plehrave në hapësirë dhe i gjithë ai potencial ndotës shpërbëhet dhe kthehet në një mjedis të mbrojtur me parametra normalë për jetën e njerëzve e turizmin,” u shpreh Kryeministri.

Me vënien në funksion 100% e projektit do të sigurojë edhe prodhimin e energjisë elektrike dhe të avullit, një benefit për zonën.​

“Para 3 vjetësh kemi shpallur emergjencën mjedisore te fusha ekzistuese e mbetjeve, një fushë ku akumulohen prej 50 vitesh mbetje pafund dhe mezi po presim që të fillojë funksionimi. Pikë së pari mbetjet të mos i çojmë më atje, por të fillojmë t’i depozitojmë këtu dhe pastaj, si fazë e dytë e projektit, edhe rehabilitimi i fushës ekzistuese dhe zbatimi i projektit për ta kthyer atë në minipark,” tha kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi.

MIRËMËNGJES 😁dhe me këtë pasqyrë besnike të dallimit mes nesh e atyre që kanë marrë arratinë në rrugën e gënjeshtrave, sajesave e përrallave – duke ju'a lënë ta gjykoni vetë se çfarë ndryshimi kolosal sjell për mjedisin e për shëndetin në qarkun e Fierit kjo vepër e standarteve europiane, ju uroj një të dielë të bukur🌹

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 9. März 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DITA E VERËS"/ Erion Veliaj propozon shtyrjen e festimeve më 17 mars. Ja arsyeja
Previous article "NA SHKATËRROI JETËN, NUK MUND TA..."/ Prindërit e fëmijës që i prenë këmbën pas aksidentit: Nuk e falim kurrë…

F.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT