Islam Gjuta, Lumjan Matmuja dhe Valbona Furriku rrezikojnë tani edhe dëbimin, shkruajnë mediat britanike.
Tre shtetas shqiptarë që janë përfshirë në prodhimin e kanabisit në Leeds, Angli, me një vlerë mbi 130 mijë paund janë burgosur. 160 bimë kanabisi iu gjetën atyre në dy shtëpi në Leeds nga 1 dhjetori 2018 deri në 7 janar 2019.
Prokurori Ian Hudsnon tha në gjykatën e Leeds se 11 qese të mëdha me vakum, që mbanin drogë me vlerë 94 mijë paund, u ishin gjetur të arrestuarve.
Bimë kanabisi u gjetën edhe në shtëpinë e 32-vjeçare Valbona Furriku në Ivy Grove, Cross Green.
Sipas prokurit, të tre ata kanë hyrë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme.
Gjuta dhe Matmuja u shpallën fajtorë për prodhim dhe shpërndarje droge të klasit B.
Gjuta u shpall fajtor edhe për tre akuza të tjera të dokumenteve falso, patenta shoferi si bullgar, si rumun dhe kartë identeti rumune.
Po ashtu, zonja Furriku u shpall fajtore për dokument falso, kartë identiteti rumune.
Avokati i Gjutës tha se klienti i tij ishte punëtor ndërtimi që kishte hyrë në borxhe.
Avokati i Matmujës tha se klienti i tij ishte kopshtar.
Avokati i zonjës Furriku tha se ajo ishte infermere e kualifikuar që nuk gjente dot punë në Shqipëri dhe që kishte marrë borxh nga familja për të emigruar në Britani të Madhe.
Gjuta u burgos për tre vjet, Matmuja u burgos për 9 muaj dhe Furriku është burgosur për 6 muaj.


