• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PJESË E GRUPIT “BAJRI”/ E shkuara e kampionit të boksit, sherri që nisi për xhirimin e gomave dhe përfundoi me atentat
Home
Breaking News

PJESË E GRUPIT “BAJRI”/ E shkuara e kampionit të boksit, sherri që nisi për xhirimin e gomave dhe përfundoi me atentat

10 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Boksieri Nelson Hysa, i arrestuar mëngjesin e djeshëm ne Tirane, nuk është i panjohur për Policinë. Nderkohe qe u kap si pjese e grupit Bajri, ai në vitin 2017 u plagos me armë zjarri në hyrjen e një berberhaneje.

fdfd

 

Shkodrani ishte person i shpallur në kërkim në shtatorin e 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale “Bajri” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

 

Ndërkohë, referuar burimeve, shkak për këtë plagosje ishte një konflikt për xhirimin e gomave të makinës. Në nëntor të 2018- s, Gjykata e Shkodrës dënoi me 6 vite burg autorin e plagosjes së Nelson Hysës.

Ndërsa nga dëshmitë rezultoi se në datën 3 maj 2017, gjatë orëve të para të paradites, rreth orës 10:00, i dëmtuari Nelson Hysa së bashku me shokun e tij A.D. kanë pasur një konflikt verbal me shtetasin Valter Ksolla.

Ky i fundit drejtonte një autoveturë të markës “Audi A6” dhe ka bërë xhirime të gomave në afërsi të tyre. Rreth orës 12:30, Nelson Hysa së bashku me A.D. kanë qenë duke lëvizur me makinë në rrugën e gjerë, që të çon në lagjen Kiras dhe te një piceri, në anën e djathtë të rrugës, ata kanë parë makinën “Audi” që i kishte xhiruar afër tyre.

Nelsoni ka ndalë makinën dhe së bashku me shokun e tij kanë hyrë në piceri. Aty kanë gjetur shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni. Sapo Nelsoni dhe shoku i tij janë futur në piceri, shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni janë ngritur në këmbë nga frika se Nelsoni mund t’i godiste dhe i janë drejtuar Nelsonit me fjalët se, pse po vjen “si i fortë se ne kena hallet tona boll, se jena në gjak”.

Nelsoni u ka thënë se nuk kishte ardhur si i fortë, por për t’u sqaruar se pse i kishin bërë spektakël me makinë para këmbëve të tyre dhe para shtëpisë, duke vënë në rrezik ata dhe djalin e tij. Shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni janë nervozuar dhe i kanë thënë se do të shihemi më vonë, ndërsa Nelsoni i ka thënë se nuk kemi pse shihemi më vonë, por sqarohemi tani.

Shtetasit Valter e Kolë kanë ikur pa folur më, kanë hipur në makinë duke xhiruar përsëri gomat. Tre ditë më vonë, Progni e Ksolla kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Hysës, kur ky i fundit po qëndronte përpara një berberhaneje, duke e plagosur rëndë atë. Nelson Hysa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO HABITENI/ Grida Duma tregon cili deputet e ka gjuajtur pa takt
Previous article CELINE DION/ Këngëtarja është shndërruar në një ikonë të vërtetë stili (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca Aktualitet

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca

PËRSHKALLËZON SITUATA/ Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve Aktualitet

PËRSHKALLËZON SITUATA/ Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

PROTESTA/ Rruga bllokohet me koshat e mbeturinave që u vihet flaka! Të rinjtë sulmojnë me gurë, Policia i zmbraps me gaz e ujë Aktualitet

PROTESTA/ Rruga bllokohet me koshat e mbeturinave që u vihet flaka! Të rinjtë sulmojnë me gurë, Policia i zmbraps me gaz e ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT