• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET HORROR/ Aksidenti i tmerrshëm, momenti kur kamioni hyn mes njerëzve  (VIDEO)
Home
Breaking News

PAMJET HORROR/ Aksidenti i tmerrshëm, momenti kur kamioni hyn mes njerëzve (VIDEO)

7 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

jë aksident i tmerrshëm ka ndodhur mesditën e sotme (14:05) në Gjilan të Kosovës. Kamioni i ngarkuar me ujë të pijshëm ka marrë para njerëzit në rrugë e në makina. Në pamjet e transmetuara nga media dëgjohen njerëzit që tharrasin të tmerruar. Kamioni ecën me shpejtësi dhe përreth 1 km nuk ndalon. Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale. Kamioni mund të ketë pësuar defekt teknik në sistemin e frenimit, thotë policia.

Për pasojë një person ka vdekur, 10 të tjerë janë plagosur, 3 prej tyre në gjendje të rëndë. Viktima është Qerim Çoçaj furrëtar i njohur në qytetin e vogël të Gjilanit. Ai sapo kishte dalë nga ambientet e punës dhe po shkonte në banesë kur u përplas nga kamioni.

Operacioni i shpëtimit ka qenë i vështirë, thonë dëshmitarët, pasi njerëzit kishin mbetur të bllokuar në makina.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar të plagosurit, ku ka deklaruar se “institucionet e vendit janë mobilizuar për të trajtuar të prekurit nga kjo tragjedi dhe do t’u qëndrojmë afër për të dhënë gjithë ndihmën e nevojshme”.

Kryetari i komunës tha se nëse aksidenti do kishte ndodhur 5 minuta më vonë, tragjedia do kishte qenë e shumëfishtë, pasi në këtë kohë do dilnin nxënësit nga shkolla.

Qytetarë të shumtë ndezën qirinj mbrëmjen e sotme para furrës së bukës në pronësi të viktimës Qerim Çoçaj.

*Pamjet e aksidentit të tmerrshëm në Gjilan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI LIVE/ Peza: Opozita kërkon pushtet në tavolinë. Doda: Duam zgjedhje të lira
Previous article PAS "ÇËSHTJES ICARDI"/ Inter nuk ka më njeriun e penalltive, ja dështimet

k.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT