Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë pauzë 15-minutëshe, pasi në sallën e Kuvendit nuk janë të pranishëm deputetët.
Kjo seancë e jashtëzakonshme e paralajmëruar për orën 9:00, është thirrur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.
Gjithashtu, do të bëhet shqyrtimi i platformës për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë./Express/


