• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I REFUZUAN KËRKESËN/ Thaçi: Raportet me SHBA-në do të fuqizohen
Home
Rajon

I REFUZUAN KËRKESËN/ Thaçi: Raportet me SHBA-në do të fuqizohen

5 March, 2019 k.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se “Kosova do t’i forcojë edhe më shumë raportet me Shtetet e Bashkuara dhe se do të vazhdojë rrugën drejt integrimit në organizata ndërkombëtare”.

Ai bëri thirrje për bashkim në mënyrë që të fitohet mbështetja e miqve përderisa ka thënë se “Kosova së shpejti do të bëhet pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian, OKB-së si dhe organizatave tjera ndërkombëtare”.

Këto komente presidenti Thaçi i bëri gjatë ceremonisë së shënimit të 21 vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Duke folur në këtë ceremoni, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Ushtria nuk do të përdoret kundër askujt në Kosovë dhe se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara do të fuqizohet ende.

“Ushtria e Kosovës sjell paqe dhe ajo nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës as në jug as në veri, por ajo do të përdoret për paqe për të gjithë që jetojnë në Kosovë. Njëkohësisht, në miqësi të përhershme me Amerikën dhe me partneritetin tonë strategjik, ne do t’ja dalim ta bëjmë Kosovën ashtu siç e ëndërruan çlirimtarët”, tha Haradinaj.

Deklaratat e krerëve të lartë shtetërorë për fuqizim të partneritetit me SHBA-në vijnë në kohën kur raportet mes dy vendeve janë të përkeqësuara, pasi Qeveria e Kosovës nuk po e plotëson kërkesën e SHBA-së për të pezulluar tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës.

Përkeqësimin e raporteve e ka konfirmuar para disa ditëve edhe zëvëndëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i cili përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se raportet mes dy vendeve janë në nivelin më të ulët.

“Përgjatë përvojës time pesëmbëdhjetë vjeçare në politikë, fatkeqësisht, ndodhemi në pikën më të ulët të marrëdhënieve Kosovë-SHBA dhe ky duhet të jetë shqetësim për politikën dhe shoqërinë në Kosovë” ka shkruar Hoxhaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA E BLLOKUT/ Çfarë dëshmonte Ervis Martinaj për Matën: Do jetë në një dhomë...
Previous article NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ "Djajtë e Kuq" marrin me vete në Paris "heroin" e...

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT