Kandidati i Partisë Demokratike në Vlorë Dashamir Tahiri, është shfaqur në protestën para Parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja elektorale.
I njohur për përplasjet me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe kreun e PBDNJ-së Vangjel Dulen, Tahiri sot është bashkuar bashkë me ta duke brohoritur “Rama ik, Rama ik”.
I renditur i pesti në listën e Vlorës, Tahiri nuk e ka pranuar mandatin e lënë nga kolegët e tij.


