Ai është arrestuar si i dyshuar sulmit me bombë në Manhattan një ditë më parë. Mediat e huaja shkruajtën ditën e djeshme se në deklaratën e tij në polici, Akayed Ullah kishte thënë se frymëzohej nga ISIS. E ndërsa ditën e sotme pas një vëzhgimi në rrjetës sociale kanë zbuluar edhe postimet e tij kundër presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Ai është tallur me presidentin Trump duke shkruar në ‘facebook’ :
“Trump, keni dështuar të mbroni kombin tuaj”, ka shkruar një postimi në Facebook, imigranti 27 vjeçar nga Bangladeshi”
Ullah përballet me pesë akuza duke përfshirë, ofrimin e materialeve për një grup terrorist, përdorimin e armëve për shkatërrim masiv dhe akuza të tjera për bombë.
Po ashtu është thënë se derisa Ullah ishte duke u dërguar në spital, ai u ka thënë autoriteteve policore se sulmin “e ka bërë për Shtetin Islamik”. Përveç tij gjatë ditës së djeshme janë lënduar edhe tre persona të tjerë.



