• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Berisha: Rama provokoi rëndë Metën, por ai po flirton me Veliajn
Home
Shqipëri

Berisha: Rama provokoi rëndë Metën, por ai po flirton me Veliajn

12 December, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron një “provokim të rëndë” propozimin që kryeministri Edi Rama i ka dërguar Presidentit të Republikës Ilir Meta për të emëruar në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendon. Në një intervistë për abc news, Berisha thotë se në të tilla raste kryeministri nuk mund të ecë me teorinë e “faktit të kryer” pasi kreu i SHISH nuk është një emërim i zakonshëm pasi ai është anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe jo një ministër i qeverisë.

“Shefi i shërbimit dha dorëheqjen. Edi Rama për minimumin e etikës nuk mund ta vinte Presidentin përpara faktit të kryer. Kreu i SHISH nuk është ministër. Presidenti nuk mund të firmosë symbyllur. Ky është provokim. Rama duhet të konsultohej me Presidentin për pasuesin e Visho Ajazi Likës. Unë nuk kam asgjë me atë që ka propozuar, madje as nuk e njoh fare, por kjo është situata” – tha Berisha.

I pyetur për afërsinë që Meta ka treguar ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe për mundësinë e një aleance mes tyre duke larguar Ramën, Berisha jep këtë përgjigje.

“Që Veliaj po konturohet si rival i Ramës kjo duket. Që Meta i ka pasion “short cut”-et edhe i ka. Por, a e lejon posti i presidentit për ta bërë këtë? Unë mendoj se nuk e lejon. A do ta bëjë ai një gjë të tillë? Kjo mbetet për tu parë. Ajo që mund të them është se mes Metës dhe Veliajt ka një lloj flirti në eter. Ekziston apo jo? A do ta përdorë Meta. Unë them se posti nuk e lejon, por le të shohim” – thotë Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Edi Paloka: Jemi kërcënuar nga ndërkombëtarët për të bërë marrëveshje me Ramën për të hyrë në zgjedhje
Previous article Ironi dhe tallje ndaj presidentit Trump, ja postimi i terroristit në Manhattan pak para sulmit

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT