Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka akuzuar sot kryeministrin Ramush Haradinaj si përgjegjës për prishjen e marrëdhënieve me Amerikën.
Sipas Thaçit, marrëdhëniet që Kosovo kishte më SHBA janë lëkundur dhe kjo ka ndodhur si pasojë e mosdëgjimit të këshillave amerikane, sa i përket taksës së vendosur ndaj Serbisë. Në një për prononcim për T7 Presidenti i Kosovës tha se kjo situatë nuk duhej të ndodhte.
“Realisht kjo situatë nuk do të duhej të ndodhte në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim, askush nuk ka menduar që të vij një situatë të tillë, tek një fokus më i zvogëluar të Amerikës për Kosovën, qytetarët e Kosovës janë më proamerikanët në botë, dhe qeveria e Kosovës duhet të ndjekë këtë vullnet të qytetarëve.
Çdo devijim nga ky orientim i popullit të Kosovës, është jo i drejtë dhe është në këndin e gabuar të historisë që duan qytetarët e Kosovës, prandaj përgjegjësia bie mbi ata që kanë krijuar këto situata të ndera, të panevojshme krejt”, shtoi ai.
.


