• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA POLITIKE NË VEND/ Unioni i Eksportuesve: Dënojmë dhunën. Do të ketë ndikim negativ në…
Home
Ekskluzive

SITUATA POLITIKE NË VEND/ Unioni i Eksportuesve: Dënojmë dhunën. Do të ketë ndikim negativ në…

4 March, 2019 F.autor Ekskluzive, Politikë

Situata politike në vendin tonë ka ndikuar edhe në eksportet shqiptare ku unioni i eksportuesve të Shqipërisë në një deklaratë për shtyp kanë thënë po ndjekim me vëmëndje e shqetësim të thellë situatën politike, ekonomike e sociale të vendit – bojkot të institucioneve e proçeseve politike institucionale, dhunë reale e verbale kudo (në parlament, media e rrugë).

DEKLARATË E UNIONIT TË EKSPORTUESVE TË SHQIPËRISË

Unioni i Eksportuesve Shqiptar po ndjek me vëmëndje e shqetësim të thellë situatën politike, ekonomike e sociale të vendit – bojkot të institucioneve e proçeseve politike institucionale, dhunë reale e verbale kudo (në parlament, media e rrugë).

Konstatohet se aktorë e faktorë në vend komentojnë si konseguenca të kësaj situate frenimin e proçeseve integruese të vendit e retorika të ngjashme me to – të cilat padyshim që qëndrojnë si shqetësime pasi integrimi është objektiv strategjik për vendin

Maksimumi i diskutimeve rreth çështjes, në termat e efekteve reale të drejpërdrejta në ekonomi, është se kjo situate do ketë ndikim të madh negativ në sezonin turistik të ardhshëm – që padyshim përbën shqetësim serioz.

Mirëpo, Unioni i Eksportuesve Shqiptar ngre alarmin që aktorët e faktorët që kanë sjellë këtë situatë apo/dhe kanë detyrim për menaxhim e stabilitet të vendit, duhet:

  • të ekspozojnë realisht pasojat tejet negative tashmë të ndodhura për ekonominë, për eksportet, për investimet e reja me kapital vendas apo të huaj dhe për zhvillimin e vendit në përgjithësi, si dhe
  • të marrin përgjegjësi e angazhim konkret për të gjetur zgjidhje e stabilitet që të mos agravojnë më tej dhe të minimizohen këto pasoja

Kjo situate me tendenca anarkiste e nxitëse konflikti ka eklipsuar çdo debat dhe procces në funksion të zgjidhjeve të problematikave të ekonomisë, përmirësimit të klimës së biznesit dhe nxitjes së investimeve e eksporteve.

Evidentojmë për ilustrim se sipas statistikave, muaji i parë i vitit u mbyll me 7.3% rënie të eksporteve krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2018 – tendencë e cila nëse vijon edhe më tej do impaktojë drejpërdrejtë në moshapjen e vendeve të reja të punës, rënien e investimeve nga sektori më vital i ekonomisë. Gjithashtu, krahas problemeve të zhvlerësimit të euros, mungesës së fuqisë punëtore dhe mosrimbursimit të TVSH-së,  po t’i shtohet dhe destabiliteti, do ishte fundi i eksportuesve dhe fasoneve

Asgjë dhe asnjë shkak nuk mund të justifikojë kaosin, anarkinë dhe vandalizmat apo nxitjen e tyre – që bashkëshoqërojnë konfliktet sociale, siç ka ndodhur gjithnjë në vendin tonë kur ka patur të tilla dinamika.

Goditja e iniciativës dhe e besimit të sipërmarrjes se ‘në këtë vend mund të bëhet biznes qetësisht’, ku siguria e pronës dhe kapitalit ‘nuk rrezikohet nga dinamika rrevulocionare apo zhvleresimi i proçeseve institucionale’ do e dëmtojnë drejpërdrejtë dhe në afatgjatë zhvillimin e shpresën për zhvillim të këtij vendi.

Situata ku prona dhe sipërmarrësit do të jenë të kërcënuar, do bëjë që këta të fundit (vendas apo të huaj) të largohen në mënyrë definitive nga çdo ide e projekt zhvillimi këtu, e madje edhe nga Shqipëria – ndoshta edhe definitivisht(!), nën efektet e idiomës pesimiste se ‘ky vënd nuk bëhet’!

Për rrjedhojë edhe Unioni i Eksportuesve Shqiptar u bashkohet gjithë zërave dhe faktorëve politik, institucional, social e mediatik vëndas e të huaj, të cilët kërkojnë që arsyeja, kushtetuta, ligji, dhe institucionalizmi të jenë udhërrefyes në vendimarrjet e qëndrimet politike si e vetmja rrugë që garanton stabilitetin dhe progresin ekonomik të vendit – në emër të të cilit deklarohen të gjitha palët.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA JUVENTUSI TEK AL-DUAHIL/ Mbrojtësi maroken rrëfen: Isha "i djegur" përbrenda për të luajtur, kërkoja...
Previous article DOSSIER/ Rrëfimi i aviatorit Ardian Elezi: Pse NUK e zbatova urdhërin e Berishës për të bombarduar...

F.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT