Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kryeministrit Rama edhe për çështje të cilat ky i fundit nuk ka tagër të veprojë apo të japë shpjegime.
Deputeti demokrat Gazmend Bardhi në emër të opozitës i kërkon kryeministrit Rama të bëjë publik orën në të cilën pritet të zhvillohet seanca plenare e programuar për t’u mbajtur në datë 5 mars.
Në fakt opozita duhet t’ja kërkojë një gjë të tillë Kuvendit pasi pushteti ekzekutiv është i ndarë nga ai legjislativ.
Kujtojmë që veprimt e opozitës janë të kushtëzuara nga seancat plenare, mbajtja e seancave plenare do të thotë protestë për PD-në


