Të bëhesh prind është një nga vendimet më të rëndësishme në jetë.
Burra nga e gjithë bota zbulojnë në websiten “Whisper.sh”arsyen pse nuk duan të jenë prind në të ardhmen.
Shumë nga ata pranojnë se nuk duan të kenë fëmijët e tyre pasi janë të shqetësuar se do përfundojnë si babatë e tyre.
Një tjetër tha se gruaja e tij është dakord me vendimin e tij për një jetë pa fëmijë, sepse ata të dy dëshirojnë ‘të përmbushin diçka në jetë’.
Të tjerët ishin shumë të ndershëm në lidhje me problemet e tyre, aty ku njëri prej prej tyre shprehu se nuk mund të bëhej baba sepse kishte frikë se do të behej abuziv për shkak se ishte njeri nervoz dhe që zemërohej shpejt.
Duke qenë të frikësuar nga dështimi që thjesht fëmijët të mos I pëlqejn ata si baballarë, këto janë arsyet pse burrat kanë vendosur të mbeten pa fëmijë.
Përgatiti: AlpeNews.al






