• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“CHERCHEZ LA FEMME”/ Berisha mbron Kryemadhin: Flackenshteinin gaboi me atë zonjën të nderuar se…
Home
Politikë

“CHERCHEZ LA FEMME”/ Berisha mbron Kryemadhin: Flackenshteinin gaboi me atë zonjën të nderuar se…

28 February, 2019 F.autor Politikë

Sali Berisha duket se nuk ka pasur argument politik për të kundërshtuar deklaratat e delegacionit të Parlamentit Europian në Tiranë të cilët dënuan vendimin e opozitës për djegien e mandateve duke nënvizuar se po pengojnë integrimin.

Ish kryeministri i ka dalë në mbrojtje lideres së LSI-së Monika Kryemadhi e cila u përplas me eurodeputetin Knut Flackenshtein që i kërkoi largimin e Edi Ramës nga pushteti.

I ftuar në Ora News, Berisha ka sjellë në studio disa thashetheme të “qytetarit dixhital” për të sulmuar diplomatin e lartë të PE.

“Cherchez la femme. Gojët e liga më thonë se ai e sulmoi Monika Kryemadhin një zonjë të nderuar sepse kjo i prishi muhabetet me një vajzë në Tiranë. Kaq ju them unë se nuk tregoj detaje. Unë nuk merrem me biografinë e të tjerëve fare”, u shpreh Berisha.

Artur Zheji e pyet “Mos është fjala për ndonjë ish-ambasadore?”

“Nuk e di! Nuk shkoj aq thellë. Unë them që nuk bëri mirë që i tha ato. Jam i bindur që i nderuari deputet, po t’i gjykonte sonte, do t’i hiqte ato që tha ndaj një zonje, që është kryetare partie“, tha Berisha.

Që pas deklaratave të delegacionit të PE, ndaj eurodeputetit Flackenshtein ka nisur një sulm i fuqishëm si nga aktorët polotik të opozitës po ashtu edhe nga mediat e kontrolluara prej saj.

Le të kujtojmë se ai ka shërbyer si raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe ka merita për raportin pozitiv të Shqipërisë në Kēshillin e Europēs. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO BLLOKOJNË INTEGRIMIN"/ Peza: Ilir Meta, "lojtari i 12" në fushë për opozitën
Previous article DEBATI LIVE/ Mark Marku: DHUNA lejohet. Spiropali: Merr ti armët dhe dil ti i pari

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT