• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “RRJETA”/ Si u kap nga Policia “peshku” që shiste heroinë pranë…
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI “RRJETA”/ Si u kap nga Policia “peshku” që shiste heroinë pranë…

28 February, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Rrjeta” e Policisë së Tiranës “peshkoi” të martën një 45- vjeçar, i cili, bashkë me një person tjetër, dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë pranë disa shkollave të kryeqytetit.

Gjatë operacionit, forcat e Antidrogës sekuestruan një sasi prej 1 kg e 33 gramë lëndësh narkotike. Operacioni i Policisë së Tiranës, i koduar “Rrjeta”, vuri në pranga Eduart Salkun, 45 vjeç, i njohur me pseudonimin “peshku” dhe bashkëpunëtorin e tij Franci Zemblaku, 25 vjeç.

Ndaj këtyre personave, Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, e cila u ekzekutua dje nga Policia. Ndërsa mësohet se të dy të arrestuarit janë persona me precedentë të mëparshëm penalë. Salku i dënuar në parë për të njëjtën akuzë, atë të prodhimit dhe shitjes së narkotikeve, edhe në atë rast heroinë, ndërsa Zemblaku i dënuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia tha dje se operacioni “Rrjeta” ishte ndjekur me metodat speciale të hetimit që prej muajit nëntor të vitit të kaluar.

HETIMI Në bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme për aktivitetin kriminal të këtyre shtetasve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në nëntor të vitit 2018 referoi materialet në Prokurori ku dhe u regjistrua procedimi penal.

Pas një pune të mirëfilltë profesionale me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u bë e mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të drogave të forta, të shtetasve nën hetim Eduart Salku, me pseudonimin “peshku” dhe Franci Zemblaku, të cilët shisnin heroinë në formë dozash në gjithë zonën e Tiranës, me klientelë fikse.

Nga hetimet rezultoi se veprimtaria e tyre kriminale kryhej në fushën e shitjes së lëndës narkotike të llojit heroinë, veprimtari të cilën e kryenin pranë disa shkollave të mesme. Pas tre muaj hetimesh nga ana Policisë, ku vijonte procedimi me metoda speciale të hetimit, më datën 28 janar 2019, një pjesë e veprimtarisë kriminale të këtij grupi u trajtua në një nga emisionet investigative, konkretisht në emisionin “Stop”. Pavarësisht kësaj, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë vijoi procedimin deri në finalizimin gjatë mesditës së të martës, duke arrestuar autorët dhe sekuestruar lëndën narkotike.

OPERACIONI

Policia tha dje se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Tiranës, në kuadër të hetimit me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë, në funksion të operacionit të koduar “Rrjeta”, në ngarkim të një grupi kriminal të tregtimit të lëndëve narkotike në Tiranë, kapën dhe arrestuan shtetasit: Eduart Salku, 45 vjeç, lindur në Tiranë, me pseudonimin “peshku”, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe Franci Zemblaku, 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në funksion të këtij procedimi penal, bazuar në provat e grumbulluara, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, më datë 25 shkurt 2019, caktoi masën e sigurimit personal ‘Arrest në burg’ ndaj shtetasve Eduart Salku dhe Franci Zemblaku, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh në bashkëpunim’”, tha dje Policia. Gjatë ekzekutimit të urdhrave të ndalimit, Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e 45-vjeçarit Salku 1 kilogramë e 33 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë, si dhe një peshore elektronike.

“Peshku”, i dënuar dhe më parë për heroinë

Eduart Salku, apo i njohur ndryshe me pseudonimin “peshku”, i cili u arrestua të martën nga Antidroga e Tiranës, rezulton i dënuar edhe një herë më parë për të njëjtën vepër penale. Ai u arrestua 21 korrik të vitit 2011 bashkë me dy persona të tjerë, gjatë operacionit të koduar “Shkalla”.

Arrestimi i tij u krye pasi në afërsi të zonës së Kinostudios, u kapën në flagrancë me një sasi lëndë narkotike të llojit heroinë, me peshë 130 gramë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 130 gramë lëndë narkotike, tre telefona celularë të markave të ndryshme, si dhe një automjet tip “Benz 190”, me targa AA 249 AR. Por pas arrestimit, Salku u hetua me masën “Arrest shtëpie”.

Më 15 mars të vitit 2012, Gjykata e Apelit e dënoi atë me 3 vjet e 4 muaj burg, vendim që u ekzekutua më 24 janar të vitit 2013 nga Policia e Tiranës. Ndërkohë, më 20 shkurt 2014, Gjykata e Tiranës e dënoi atë edhe me 2 muaj heqje lirie për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Por Policia e Tiranës e arrestoi sërish më 3 mars të vitit 2014. Edhe 25-vjeçari Franci Zemblaku që u arrestua së bashku me Salkun ditën e martë, rezulton i dënuar më parë. Ai është arrestuar më 22 shtator të vitit 2016, pasi dyshohej se në “Rrugën e Dibrës”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, me drejtuesi shtetasin Z.T, 48 vjeç, i cili është plagosur rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VETËM ALDO BARE ME AKUZAT SI UNË"/ Ish ministri Tahiri, mes Klement Balilit dhe...
Previous article U MARTUA PA DËSHIRË/ Burri trafikant e TRADHËTOI, ka ngelur mes divorcit dhe kërcënimit

k.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT