Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është njohur sot me akuzat që rëndojnë mbi të. Në një prononcim për mediat jashtë Krimeve të Rënda, Tahiri ironizoi se pas Aldo Bares, i dyti është ai për akuzat e rënda.
Por duket se Tahirit i ka mbetur “ora” kur ai vetë ishte ministër. Kjo pasi Aldo Bare nuk është i vetmi ndaj të cilit rendojnë të tilla akuza.
Aldo Bare
Akuzohet për krijim të organizatës kriminale, për rreth 20 vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, dhe kryerje të veprave të tjera penale në bashkëpunim nga organizata kriminale.
Klement Balili
“Më i freskëti” është rasti i Klement Balilit. “Escobari i Ballkanit” edhe pse vendosi të vetëdorëzohej, do të përballet me akuza të renda siç janë “trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal”.
Besmir Llupi
Besmir Llupi, ose bashkëpunëtori i Met Kananit është akuzuar gjithashtu për trafik droge dhe krijim të grupit kriminal.
Nr.96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
/AlpeNews.al





