• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI FUNKSIONON LSI/ Panariti: Po na e kërkoi Meta, ulemi me Ramën
Home
Politikë

SI FUNKSIONON LSI/ Panariti: Po na e kërkoi Meta, ulemi me Ramën

28 February, 2019 F.autor Politikë

Pas deklaratave të forta nga SHBA-ja dhe të gjitha kancelaritë europiane, opozita shqiptare duket se është tërhequr nga qëndrimi i prerë për të mos u ulur në një tryezë për dialog me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti i ftuar në emisionin “45 Minuta” në Report Tv u shpreh se opozita do të ishte gati që të pranonte një tryezë politike të thirrur nga Presidenti i Republikës për të zgjidhur konfliktin politik pas dorëheqjes nga opozita dhe protestave.

Ai tha se Presidenti Meta është mbi palët dhe mund të marrë një iniciativë të tillë në këtë moment krize politike. “Marrëveshja e çadrës ishte kundër produktive. Basha dhe LSI janë të qartë në objektivat që kanë. Po vijuam kështu do të shkojmë drejt një përplasje me shqiptarët. Pasi kështu do të shkojë ajo punë.

Presidenti në momentet e krizave mund të marrë përsipër një inciativë për të ulur palët për të gjetur një zgjidhje. Do të jetë e mirëpritur nëse merr një inciativë për një tryezë. Por tani kemi shkuar shumë larg. Po shikoj tendenca për të mbushur atë parlament, do të ishte një diskreditim, do të ishte një njollë turpi” tha Panariti.

Por a do të pranonte opozita në tryezën e dialogut Edi Ramën? “Rama është kryetar i PS, në kostumin e kryeministrit nuk e pranojmë, por nëse PS e zgjedh për t’u ulur në dialog, atëherë është punë e tyre…” tha Panariti. Gjithashtu ai hodhi sërish idenë e një tjetër qeverie teknike si ajo e vitit të kaluar pas çadrës së opozitës. ‘Me një qeverie kalimtare apo teknike ne shkojmë qetësisht drejt sfidës së hapjes së negociatave‘ tha ai.

Ndërkombëtarët dolën jo vetëm kundër mjeteve të përdorura nga opozita (djegia e mandateve dhe dhuna), por edhe kundër kauzës së tyre (vjedhja e votave) dhe kundër kërkesave të tyre (qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NGA SHIU NË BRESHËR"/ Si e rrezikoi jetën 2 herë motoristi fatkeq (VIDEO)
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Klubi i Fulhamit shkarkon Claudio Ranierin, kërkon trajnerin e...

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT