• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“OPOZITA E RE QË PO LIND”? Gati të pranojnë mandatet 11 deputetë nga LSI-ja dhe PD (EMRAT)
Home
Politikë

“OPOZITA E RE QË PO LIND”? Gati të pranojnë mandatet 11 deputetë nga LSI-ja dhe PD (EMRAT)

28 February, 2019 F.autor Politikë

Teksa 57 mandate deputetësh janë lënë vakantë nga PD dhe LSI, dalin emrat e kandidatëve që pritet të zënë vendin e tyre në Kuvend. Deri më tani Report Tv ka mësuar emrat e 11 kandidatëve nga PD e LSI që nuk kanë firmosur formularin për të hequr dorë nga mandate, duke iu bashkangjitur kështu edhe 4 deputetëve opozitar që nuk iu bindën urdhrit të liderëve të partisë për të bojkotuar Kuvendin me djegiue mandatesh.

Ndër kandidatët q ënuk kanë firmosur dorëheqjen nga Partia Demokratike janë Lefter Maliqi kandidat në qarkun e Beratit, Ligoraq Karamelo kandidat në Korçë, Erjon Piciri dhe Selami Jenisheri të dy kandidatë në Tiranë.

E njëjta panoramë paraqitet edhe tek Lëvizja Socialiste për Integrim. Nga kandidatët në pritje për të marrë mandatin nuk janë tërhequr Enver Roshi në qarkun e Elbasanit, Flamur Gjuzi dhe Edlira Hyseni në Durrës, Klajdi Qama në Berat si dhe Ylli Shehu, Bora Panajoti e Ralf Gjoni në Tiranë. Ky i fundit ka bërë edhe dy postime në Facebook duke lënë të nënkuptojë se nuk do të refuzojë mandatin. Në postimin e fundit Ralf Gjoni publikon edhe një foto me raportuesin për Shqipërinë, Knut Flackenstain, i cili ishte mjaft kritik me opozitën, në veçanti LSI-në. Këta kandidatë nëse do të vijojnë me të njëjtin qëndrim duke pranuar mandatet do t’i bashkohen katër deputetëve aktual, që nuk pranuan të dorëzojnë mandatin.

Nën siglën e PD-së nuk kanë dhënë dorëheqjen deputetët Rudina Hajdari, Muslim Murrizi dhe Nard Ndoka që doli po nga këto lista. Ndërsa nga LSI nuk pranoi të djegë mandatin deputeti i Durrësit Lefter Koka. Nëse kandidatët e sipërpërmendur do të vazhdojnë të mos i binden urdhrit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, numri i deputetëve opozitarë në Parlament, nga përllogaritjet e deritanishme shkon në 15, nga 57 vende vakante të lëna nga opozita. Nesër dy partitë opozitare do të dorëzojnë në KQZ, formularët e kandidatëve që heqin dorë nga mandate, një praktik e cila pritet të refuzohet nga KQZ.

Kandidatët e PD që nuk janë tërhequr

Lefter Maliqim, Ligoraq Karamelo, Erjon Piciri, Selami Jenisheri

Kandidatë e LSI që nuk janë tërhequr

Ralf Gjoni – Tiranë, Ylli Shehu – Tiranë, Enver Roshi, Elbasan,  Flamur Gjuzi Durrës, Edliraa Hyseni – Durrës, Bora Panajoti-Tiranë, Klajdi Qama- Berat

Deputetët që nuk janë tërhequr

PD

Rudina Hajdari

Muslim Murrizi

Nard Ndoka

LSI

Lefter Koka

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLUBI "KATALANAS" PËRMBUSH SYNIMIN/ Arrihet marrëveshja, ylli i Barcelonës rinovon deri...
Previous article FESTOI 20-VJETORIN/ "Gardiani" i Milanit zbulon dhuratën që i bëri e fejuara (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT