Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka dalë sot para mediave për të folur për deklaratat e eurodeputetëve, pjesë e delegacionit të PE dhe reagimet nga opozita.
Ajo tha se opozita po e bën copë Shqipërinë në sytë e botës por se shqiptarët nuk e meritojnë. Spiropali theksoi se eurodeputetët folën troç dhe rrënuan pretendimet e opozitës.
“Njerëz të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara. Sipas tyre Shqipëria qenka shtëpia e shqiptarëve dhe eurodeputetët qenkan turistë me vështrim të turbulluar. Ata po e bëjnë copë Shqipërinë në sytë e botës në skenat turpshme të goditjes me kokë të mureve të institucioneve. Gjynah! Shqipëria e shqiptarët nuk e meritojnë. Për hir të karrierës së Lulzim Bashës dhe frikës që ka nga drejtësia.
Sillet si ndonjë organizatë e PPSH në ndonjë fshat i humbur. Është momenti për të qenë bashkë dhe jo rasti për të bërë kamikazin që të hidhet në erë procesi i negociatave. Opozitën nuk e zgjedhim ne, jemi këtu për dorën e shtrirë”, deklaroi ministrja Spiropali.


