Delegacioni i Parlamentit Europian dhe kryesuesi i këtij delagacioni Tunne Kelam e ka shfaqur qartë qëndrimin për situatën politike në Shqipëri.
Në një konferencë për shtyp paraditen e sotme, eurodeputeti Tunne Kelam tha se çelja e negociatave me BE është objektivi më i rëndësishëm por duhet konsensus kombëtar, duke kërkuar dialog dhe tejkalim të dallimeve partiake për këtë qëllim.
“Ne vijmë nga Komiteti i punëve të jashtme të PE. Jemi përfaqësues të 7 kombeve të BE. Kemi ardhur këtu së pari në atmosferën e shpresës. Kemi nevojë dhe jemi të interesuar që Shqipëria të çelë negociatat. Ky objektiv shumë i rëndësishëm dhe do jetë më i rëndësishmi deri sa ta kemi përmbysur. Të gjitha problemet siç e kemi parë dhe në raste të tjera mund të zgjidhen brenda BE. Të demokracisë, të bashkëpunimit mes partive, mund të zgjidhen dhe të stabilizohen në kuadrin e BE-së. Është e rëndësishme të mos vonohen apo shkaktohen vonesa të tjera për këtë proces. Domethënë mos të ketë vonesa për shkak të mosmarrëveshjeve kombëtare. Jemi aq të interesuar t’ju mirëpresim në BE po aq sa jeni të interesuar ju shqiptarët”, deklaroi zyrtari i PE.


