Ndërron jetë në spital i moshuari që u grabit mbrëmjen e djeshme në lagjen “Rilindja” të qytetit të Vlorës.
69-vjeçari me inicialet V.K, i cili jetonte i vetëm, u konstatua nga nipi i tij me dëmtime të mëdha në kokë. Nga verifikimet e mëtejshme u zbulua se i moshuari, është qëlluar me një plumb në kokë, plagëve të të cilit nuk mundi t’i mbijetonte duke ndërruar jetë në spital.
Në banesën e tij dyshohet se janë grabitur rreth një milionë lekë të vjetra. Fillimisht u dyshua se i moshuari të ishte qëlluar me levë në kokë, por nga ekspertiza rezultoi se 69-vjeçari, ka marrë plumb.


