Deputeti i shkarkuar nga PD, Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, ka thënë se demokratët e Lushnjës e kanë përzënë Enkelejd Alibeajn, kur ka shkuar të prezantojë kryetarin e degës të emëruar nga Basha.
“Unë jam demokrat. Ata komanduan dikë në Lushnje. Këta këtu në Tiranë më shkarkuan mua, demorkatët në Lushnjë shkarkuan Bashën, nuk e pyetën, e përzunë me gjithë shkresë. Se unë atje nuk e ndërroj zonën. Alibeaj shkoi të prezantonte kryetarin, ata e shkarkuan, e përzunë me shkresë, se këta e dinë si Partia e Punës, sekretari i parë firmos.”-tha Murrizi.


