Ndoshta ju duket e pamundur por ka ndodhur e vërtet. Një grua ka hequr dorë nga seksi me njerëz. Kjo për t’u “lidhur” me fantazmat. Kështu, ajo kryen marrëdhënie me fantazmat prej 12 vitesh.
Amnethyst Realm thotë se gjatë këtyre viteve ajo ka bërë seks me 20 fantazma. Madje ajo është e bindur se një gjë e tillë është e vërtet dhe tregon se ata i ka pasur në shtratin e saj.
27 vjeçarja nga Bristoli thotë se kjo gjë është shumë e mirë. Madje seksi me ta është më i mirë se me njerezit.
Sipas saj, e gjithë kjo ka filluar kur ajo dhe i fejuari i saj ishin shpërngulur në një shtëpi të re.
“E gjitha filloi si një energji që me kalimin e kohës u shndërrua në diçka fizike. Fillova të ndjej një shtrëngim në fyt dhe pjesët e tjera të trupit. Por është interesante se gjithmonë jam ndjerë e sigurt, kur bëja seks me ata”, ka thënë ajo gjatë një interviste me Phillip Schofield dhe Holly Willoughby.
Ajo pranoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një fantazmë për më shumë se tre vite, derisa partneri e zuri në vepër. Dhe prej atëherë ajo ka filluar të eksperimentoj me fantazma tjerë dhe madje ka menduar të mbetet shtatzënë.


