Pas bërjes publike të lajmit se ish ministrit të brendshëm Saimir Tahirit I janë bllokuar karta e identitetit dhe pasaporta, duke penguar kështu daljen jashtë vendit, ka ardhur reagimi I avokatit mbrojtës së Tahirit, Maks Haxhia.
Vendimi për pasaportat e Tahirit: Nuk ka asnjë efekt për t’i dalë të vërtetë. Avokati I Tahirit është shprehur se janë në dispozicion të vijimit të hetimeve. “Ekzekutimi i kësaj mase që u dha për Tahirin. Nuk ka prova të reja ka thënë Haxhiaj, mesazhet në WhatsApp nuk janë prova”, ka deklaruar avokati i Saimir Tahirit, duke i cilësuar si qesharake keto vendime, dhe te pabazuara ne ligj.
“Sot në zyrë gjeta vendime gjykatës që e ka marrë në dhomën e këshillimit, ndalimin e klientit tim për të dalë jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës. Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata të iniciojë apo të marrë masa për këtë masë të re sigurie. Kjo është qesharakja e kërkesës dhe vendimit që mbahet si kofini pas të vjelave. Si shërben hetimit për t’i dalë çështjes deri në fund. Patjetër që Tahiri do shkoj në seancë. Do kundërshtojmë këtë vendim që është i pabazuar në ligj. Ka një argument ketë të vetëm që kjo masë nuk përshtatet me hetimin. Kjo masë erdhi sot dhe aj pasi të depozitohet, do merret pasaporta”, tha ai. /AlpeNews.al


