• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“KËRCEN” EURO/ Arrin nivelin më të lartë në 5 muaj. Kompanitë transferojnë fitimet
Home
Ekonomi

“KËRCEN” EURO/ Arrin nivelin më të lartë në 5 muaj. Kompanitë transferojnë fitimet

27 February, 2019 F.autor Ekonomi

Monedha e përbashkët ka kërcyer sot në tregun e brendshëm valutor, duke u rritur me 0.92 lekë, për të arritur në 125.73 lekë.

euro

 

Kjo është rritja më e madhe ditore që nga qershori 2018, kohë kur banka e Shqipërisë nisi një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në tregun valutor për të frenuar rënien e euros.

Euro është kuotuar ndërkohë sot, në nivelet më të larta në gati pesë muaj, që nga fillimi i tetorit.

Monedha e përbashkët ka qenë në tendencë të lehtë rritëse prej gati dy javësh, por sot kërcimi i saj ka qenë shumë i fortë.

Në rritje ishte dhe dollari dhe gjithë valutat e tjera, që raportohen nga Banka e Shqipërisë. Një dollar u ngjit në 110.31 lekë, me rritje prej 0.44 lekësh në krahasim me një ditë më parë.

Aktorët e tregut të këmbimeve valutore pohojnë se kjo tendencë lidhet me transferimin e fitimeve të kompanive të huaja në vendet mëmë, çka ka rritur kërkesën për valutë. Kompanitë e mëdha po mbyllin bilancet dhe po këmbejnë fitimet nga lekë në euro. Ata presin që kjo tendencë të vazhdojë të paktën deri nga fillimi i marsit.

Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë, në bilancin e pagesave, bëjnë të ditur se për 9 mujorin 2018, të ardhurat dalëse nga investimet, pjesa më e madhe e të cilit është transferim fitimesh ishin 296 milionë euro. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transferimi i fitimeve pothuajse është dyfishuar.

Ndër kompanitë kryesore që transferojnë fitimet janë bankat, pjesa më e madhe e të cilave janë me kapital të huaj. Pas humbjeve në 2017-n, kompanitë e telefonisë celulare kanë rikuperuar aktivitetin, duke deklaruar fitime. Vitet e fundit janë shtuar dhe koncesionarët, disa prej të cilëve po rezultojnë me fitime të larta, të cilat i transferojnë tek kompanitë mëma. Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BESI PUBLIKON FOTOT/ Partneri i Arbana Osmanit po i xhiron klipin e ri Xhensilës
Previous article SAMITI I DYTË/ Presidenti Trump dhe Kim Jong-un, shtrëngim duarsh e buzëqeshje (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime Ekonomi

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT