• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIA E TRISHTE/ Ambasadori Lu tregon pse lufton për reformën në drejtësi
Home
Shqipëri

HISTORIA E TRISHTE/ Ambasadori Lu tregon pse lufton për reformën në drejtësi

12 December, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Teksa ishte i pranishëm sot në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka bërë edhe një rrëfim personal, familjar, duke treguar arsyen përse ai lufton për reformën në drejtësi.

Pjesë nga fjala:

E nderuar Zëvendës Kryetare e Kuvendit Zonja Hysi, e nderuar Zëvendës Kryeministre Zonja Mesi, e nderuar Avokate e Popullit Zonja Ballanca, kolegë diplomatë, zonja dhe zotërinj,

Shumë vite më parë, kur bashkëshortja ime bënte kërkime akademike mbi dhunën në familje, jepte mësime joge në një strehëz në Azinë Qendrore për gratë që kishin qenë viktima të trafikimit ose të dhunës me bazë gjinore. Shpesh herë, ajo kthehej në shtëpi me histori të pabesueshme për ato që gratë dhe vajzat kishin pësuar nga duart e trafikantëve të seksit dhe bandave kriminale.

Kur sapo mbërritëm në Shqipëri, vizituam të treja strehëzat e OJQ-ve dhe strehëzën shtetërore për viktimat e dhunës në familje dhe trafikimit. Atje takuam vajza të reja të guximshme, disa vetëm 14 vjeçe, që ishin trafikuar dhe kthyer në Shqipëri. Pjesa më e madhe ishin refuzuar nga familjet e tyre dhe kishin përfunduar në këto strehëza.

Atje dëgjuam historinë e një viktime të dhunës në familje, të cilës një gjykatës i korruptuar ia kishte hequr fëmijët. Bashkëshorti i saj abuziv kishte qenë i dënuar për krime seksuale. Kur ajo më në fund pati guximin ta divorconte, në vend që të gjente drejtësi, gjykatat ia morën fëmijët e saj. Kujdestaria për dy nga tre fëmijët e tyre iu dha burrit i cili e rrihte, sepse ai kishte korruptuar gjykatësin. Kjo e shkatërroi atë.

Të gjithë ne luftojmë për arsye vetjake. Unë luftoj për reformën në drejtësi për këtë grua, për fëmijët e saj dhe për të gjitha familjet e tjera që kanë vuajtur nga një sistem gjyqësor i korruptuar. Luftoj për reformën në drejtësi edhe sepse është një përparësi e lartë e Presidentit Amerikan dhe e Sekretarit të Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5 frutet me përqindje më të lartë të karbohidrateve
Previous article Messi nuk di të ndalet, gati të thyejë rekordin e Pele

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT