Pas ngjarjes ne Lezhe, kur persona ende te paideifikuar hapen zjarr ndaj makines “Ford Focus”, me te cilen udhetonin dy punonjës të Bashkisë së Lezhës, vjen reagimi zyrtar nga ana e ketij institucioni.
Nderkohe qe Bashkia, duke i bere apel policise te kape autoret, thote se “kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit tonë në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre”.
Reagimi i Bashkisë
Bashkia Lezhë dënon ngjarjen e ndodhur sot në autostradë pranë fshatit Tresh, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit në të cilin lëvizte një punonjës i bashkisë, Inspektor i INUV-it, së bashku me një tjetër shtetas që nuk është punonjës bashkie.
Sa më lart, sqarojmë opinionin publik se, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit tonë në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre, siç dhe pohon vetë ai.
Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje që cënon rendin dhe sigurinë publike.


