• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHISNIN HEROINË AFËR SHKOLLAVE/ Si u kapën dy trafikantët, njëri me pseudonimin “Peshku”
Home
Breaking News

SHISNIN HEROINË AFËR SHKOLLAVE/ Si u kapën dy trafikantët, njëri me pseudonimin “Peshku”

27 February, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy persona jane arrestuar ne Tirane ne kuader te operacionit policor te koduar “Rrjeta”, në fushën e tregëtimit të drogërave të forta.

Dy te arrestuarit, njeri me pseudonimin “Peshku” tregtonin heroinë në doza të vogëla në gjithë zonën e Tiranës dhe në afërsi të shkollave. Gjate aksionit u sekuestrua 1 kilogramë e 33 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Njoftimi i plote 

Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej Nëntorit të vitit 2018

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të hetimit me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të operacionit të koduar “Rrjeta” në ngarkim të një grupi kriminal të tregëtimit të lëndëve narkotike në Tiranë, kapën dhe arrestuan shtetasit:

E. S., 45 vjeç, lindur në Tiranë, me pseudonimin “Peshku”, i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

F. Z., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme për aktivitetin kriminal të këtyre shtetasve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Nëntor të vitit 2018 referoi materialet në Prokurori ku dhe u rregjistrua procedimi penal.

Pas një pune të mirfilltë profesionale me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë e mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të drogërave të forta, të shtetasve nën hetim E. S., me pseudonimin “PESHKU” dhe F. Z., të cilët shisnin heroinë në formë dozash në gjithë zonën e Tiranës, me klientelë fikse.

Në funksion të këtij procedimi penal, bazuar në provat e grumbulluara Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, më datë 25.02.2019, caktoi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasve E. S., dhe F. Z., pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 283/2 të Kodit Penal.

Gjatë ekzekutimit të urdhërave të ndalimit, Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e shtetasit E.S., një kilogramë e 33 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, si dhe një peshore elektronike.

Nga hetimet rezultoi se veprimtaria e tyre kriminale kryhej në fushën e shitjes së lëndës narkotike “Heroinë”, veprimtari të cilën e kryenin pranë disa shkollave të mesme.

Pas tre muaj hetimesh nga ana jonë ku vijonte procedimi me metoda speciale të hetimit, më datën 28.01.2019, një pjesë e veprimtarisë kriminale të këtij grupi u trajtua në një nga emisionet investigative.

Pavarësisht kësaj Policia në bashkëpunim me Prokurorinë vijoi procedimin deri në finalizimin gjatë mesditës së djeshme, duke arrestuar autorët dhe sekuestruar lëndën narkotike.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve E. S., dhe F. Z.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR MOT TË FTOHTË APO TË NGROHTË? Ja si ta kombinojmë satenin në çdo rast
Previous article RENDITJA PËR KËPUCËN E ARTË/ Ja golashënuesit më të mirë në Europë

k.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 Aktualitet

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT