• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
MOS DEKLARIMI NË AFAT / Ja dënimet administrative për tatimpaguesit
Home
Ekonomi

MOS DEKLARIMI NË AFAT / Ja dënimet administrative për tatimpaguesit

26 February, 2019 k.autor Ekonomi

Çdo veprim ose mosveprim i tatimpaguesit apo përfaqësuesit të tatimpaguesit, që bie në kundërshtim me ligjin, përbën shkelje tatimore administrative dhe dënohet administrativisht. Në rastet kur shkeljet e konstatuara janë pasojë e njëra – tjetrës, të rrjedhura nga një shkelje bazë, për një lloj tatimi, vendoset një dënim i vetëm që është dënimi me gjobën më të lartë i njërës nga shkeljet, bën me dije Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

“Në rastet kur gjoba nuk është fikse, por me “diapazon” (me kufi minimal dhe maksimal), madhësia e gjobës brenda “diapazonit” të përcaktuar nga ligji vendoset duke përdorur gjykimin më të mirë bazuar në rëndësinë e shkeljes, arsyet e shkeljes, rrethanat konkrete të tatimpaguesit në kohën e shkeljes, madhësia e biznesit dhe vendndodhja, a është e përsëritur shkelja dhe nëse ka qenë i informuar tatimpaguesi. Gjobat e vendosura për shkelje administrative, që lidhen me një detyrim tatimor, sipas përcaktimit në ligjin Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nuk mund të kalojnë 100% të detyrimit tatimor.

Në rastin kur Administrata Tatimore identifikon persona të paregjistruar që ushtrojnë veprimtari tregtare, aplikon dënimin prej përkatësisht prej 10,000 lekë dhe 15,000 lekë sipas kategorive. Kur konstatohet se Organizatat Jofitimprurëse nuk regjistrohen në organet tatimore i dënon ato me gjobë 10,000 (dhjetë mijë) lekë.

Mosdeklarimi në afat

Tatimpaguesi, i cili nuk dorëzon në afatet e përcaktuara, deklaratën tatimore, dënohet me 10,000 (dhjetë mijë) lekë gjobë nëse është tatimpagues i Tatimit mbi Fitimin dhe me 5,000 (pesë mijë) lekë gjobë për çdo tatimpagues tjetër, për çdo deklaratë tatimore të padorëzuar në afat. Kjo gjobë vendoset vetëm një herë, për çdo deklaratë tatimore, pavarësisht nga zgjatja e vonesës. Tatimpaguesi i cili nuk paguan në afat këstet paraprake të tatimit mbi fitimin ose këstet paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, sipas përcaktimit të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, dënohet me gjobë, në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar.” Tatimpaguesi, i cili nuk paguan brenda afatit të parashikuar shumën e detyrimit tatimor, ose të kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, detyrohet të paguajë një gjobë të barabartë me 0.06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë, gjatë së cilës
pagesa nuk është kryer. Në asnjë rast, gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike.

Nëse tatimpaguesi bën një marrëveshje për pagimin me këste të detyrimit, gjoba për mospagimin në afat të detyrimit tatimor nuk vendoset deri në afatin që përcakton ligji për procedurat tatimore. Shuma e papaguar e detyrimit tatimor është gjithashtu diferenca ndërmjet shumës së saktë të rimbursueshme dhe shumës së rimbursimit të marrë në datën e caktuar. Në zbatim të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për efekt të llogaritjes së penaliteteve përkatëse, konsiderohen detyrime tatimore apo kontribute të sigurimeve të papaguara në afat, diferenca ndërmjet detyrimit tatimor apo detyrimit për kontributet e sigurimeve që duhet paguar dhe shumës së paguar të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I FRIKËSOHET..."/ Kur edhe fëmija e di kush e bën "ligjin" në shtëpi! (FOTO)
Previous article DY JAVË JASHTË FUSHËS/ Neymar i rikthehet fuqishëm stërvitjes (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga Ekonomi

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT