Ashtu sikurse ka paralajmëruar më herët, edhe gjatë kësaj të enjte, opozita ka mbledhur mbështetësit e saj.
Protestuesit e opozitës po hedhin kapsolla dhe tymuese përpara selisë së Parlamentit, duke tensionuar kështu situatën.
Me thirrjet “Rama ik”, qindra mijëra protestues opozitarë janë mbledhur përpara Parlamentit, ku pritet të nisë seanca plenare.
Deputetët socialistë kanë shfrytëzuar hyrjet anëse të ndërtesës së Parlamentit për të hyrë brenda saj.
Nga ana tjetër, forcat e rendit janë bërë “gardh” përpara protestuesve.





