Ministri i Turizmit Blendi Klosi është sulmuar nga protestuesit e opozitës teksa futej në Kuvend, për tju bashkuar senacës plenare. Në të njëjtën kohë, jashtë Parlamentit opozita është mbledhur në protestë kundër qeverisë. Kjo seancë mbahet pas anulimit të seancës paraardhëse kur opozita protestoi një javë më parë. Tubimi i sotëm u organizua jashtë axhendës në përgjigje të vendimit të Konferencës së Kryetarëve, për ta mbajtur sot seancën e anuluar të enjten e shkuar.


