• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PAKTI PËR UNIVERSITETIN”/ Gjonaj: 10 studentë ekselentë do ZËVENDËSOJNË 10 punonjësit “abuzues” me detyrën
Home
Sociale

“PAKTI PËR UNIVERSITETIN”/ Gjonaj: 10 studentë ekselentë do ZËVENDËSOJNË 10 punonjësit “abuzues” me detyrën

25 February, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme Durrës po rindërtohet me staf profesional dhe në shërbim të qytetarëve.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj rikujtoi sot se, pak kohë më parë Task Forca Antikorrupsion, ka ushtruar një kontroll në ZRPP Durrës, ku gjeti shkelje të punonjësve të administratës dhe 10 prej tyre u larguan nga puna.

“Në ZRPP Durrës pas një thirrje publike dhe një procesi transparent dhe meritokratik të rekrutimit në përputhje me legjislacionin në fuqi, janë emëruar 10 punonjës të rinj, ndër të cilët 5 janë studentë të ekselencës e njëri edhe me medalje ari”, theksoi ajo.

Thirrjes së zyrës qendrore, sipas Gjonajt, iu përgjigjën rreth 100 persona. “Të gjithë studentët e ekselencës që aplikuan janë rekrutuar. Nevoja për të marrë punonjës të rinj, lindi pas largimit nga puna të 10 punonjësve të ZRPP Durrës dhe kontrollit të mëhershëm të Task Forcës Antikorrupsion”, theksoi ajo.

Kontrolli, sipas ministres, “evidentoi shkelje administrative, dhe rasti u denoncua në konferencën e përjavshme të Task Forcës Antikorrupsion”. Ministrja Gjonaj njoftoi se masa të tjera të njëjta do të merren për të gjitha zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në të cilat do të zëvendësohet stafi i cili nuk ofron shërbim me cilësi dhe profesionalizëm, me studentë të ekselencës.

“Pakti për Universitetin i ofruar nga qeveria, i cili tejkalonte dhe vetë kërkesat e studentëve, po zbatohet nga institucionet publike. Ministria e Drejtësisë i bën thirrje publike studentëve ekselentë të aplikojnë në të gjitha institucionet shtetërore për tu bërë pjesë e administratës pasi ata janë të parët që do të përzgjidhen për çdo vend të lirë pune”, tha Gjonaj.

Po ashtu, nëpërmjet portalit “punetembare.al” që qeveria ka hapur, publikohen në mënyrë periodike vendet vakante për çdo institucion të administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil dhe ato jashtë shërbimit civil, specialist dhe të barazvlefshëm.

“Falë portalit punetembare.al, Departamenti i Administratës Publike po ndjek një proces nga ku do të punësohen 803 studentë ekselentë në administratë”, nënvizoi Gjonaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË ZYRTARE/ Skuadra italiane zbret një kategori më poshtë, ja shkaku
Previous article “ICARDI DHA PENALLTINË NGA VARI”/ Ja si shfrenojnë fantazinë me "memet" për Interin (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole Aktualitet

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që… Aktualitet

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT