Zinxhiri i vrasjeve që ka tronditur vendin duket se nuk kanë te sosur. Viti nuk ka nisur aspak qetë ku më së shumti ka gofitur krimine familje.
Megjithatë kemi edhe një anë tjetër ku shenjestrat e atentateve kanë shpëtuar, duke shmangur kështu tragjedi të mundshme.
I tillë ishte edhe rasti i djeshëm ku u qëllua me breshëri kallashnikovi një 29 vjeçar nga Korça i cili fatmirësisht nuk ndodhej në makinë.
Pak ditë më parë një tjetër atentat ku mbetën të vrarë dy persona dhe jo shenjestra. Armando Sulejmani i njohur si “Çipuri”. Është hera e dytë që Çipuri shpëton atentateve ndaj tij e madje njerëzit në Vlorë e quajnë si “macja me shtatë jetë”.
AlpeNews.al ju sjell disa nga rastet e atetntateve ku nuk janë qëlluar shenjestrat e tyre:
Çfarë ndodhi mbrëmë:
Atentati në Korçë autorët kanë hapur zjarr duke qëlluar me breshëri kallashnikovi, por brenda makinës nuk ka qenë asnjë person. Mateos Aliko ka qenë shenjestra e atentatit. 29-vjeçari ka qenë i dënuar me 7 vite burg për grabitje me plagosje. Policia po heton pistën e hakmarrjes.
SHKURT 2019
I shpëtoi atentatit ku mbeti i vrarë kunati dhe shoku i tij, Armando Sulejmani i njohur si “Çipuri”. Është hera e dytë që Çipuri shpëton atentateve ndaj tij.
Shkurt 2016
35-vjeçari Florenc Çapja dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të ndodhur të mërkurën në mbrëmje në periferi të qytetit të Elbasanit, ku pati tre viktima dhe tetë të plagosur mes të cilëve dhe vetë Çapja.
Korrik 2016
Atentati i dështuar ndaj një të paraburgosuri të Vaqarrit . Sipas bluve të Tiranës shënjestër nuk ishte kosovari Lili Dulaj, por Gazmir Daci. Ai ndodhet në masën “arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasje e ngelur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Shtator 2018
Vrasja e Arjan Ferracakut më datë 1 shtator në periferi të Shkodrës.
Objektivi i vërtetë i asaj vrasjeje ishte Asmer Bilali, i cili ishte shok i ngushtë i viktimës.
Përgatiti: AlpeNews.al







