Kreu i PD-së, Lulzim Basha mbledh aleatët në selinë blu. Takimi ka nisur ne mesdite ne seline e PD-se dhe ne te jane pare te hyjne Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, shoqeruar nga Petrit Vasili.
Ne takim jane kreu i LZHK-se, Dash Shehi dhe aleatet e tjere te Bashes. Takimi vjen nderkohe qe opozita ka hequr dore nga mandatet parlamentare, nderkohe qe Basha ka njoftuar mbajtjen e tri protestave se afermi me qellim largimin e Rames dhe qeverise se tij dhe krijimin e nje qeverie kalimtare per ti hapur rruge zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.
Ndërkohë mbledhja pa përfunduar pas rreth 1 orë ndërsa në një deklaratë për media kreu i PR, Fatmir Mediu u shpreh se u diskutua për vijim e protestave dhe se çfarë do të bëjë opozita tashmë e në vijim.
Ai u shpreh ndër të tjera se opozita do të bëjë atë çfarë populli do, për “ta kthyer vendin në binarët europianë”.
Më pas kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu u shpreh: Qëllimi ynë është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që të marrë përsipër të bëjë dy tre punë të mira, të pastrojë ambientin politik nga krimi dhe të mundësojë zgjedhje të reja dhe të lira, pastaj po qenë të zotë le të fitojnë prapë, por kjo është radha e opozitës, pasi këta që janë sot janë diskredituar edhe në rrafshin ndërkombëtar.


