Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e deputetit demokrat, tashmë me mandat të dorëzuar, Ervin Salianjit, për moszgjatjen e hetimeve në cështjen “Babalja”.
Sot, gjykata i la afat prokurorisë deri në 20 mars që të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe të marrë një vendim, se cfarë do të bëjë me hetimet për rastin e Babales, dosje në të cilën Salianji akuzohet për kallëzim të rremë.


