• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD E PËRJASHTOI PASI NUK DOGJI MANDATIN/ Murrizi: Nuk bëhem dele. Ma ka bërë…
Home
Politikë

PD E PËRJASHTOI PASI NUK DOGJI MANDATIN/ Murrizi: Nuk bëhem dele. Ma ka bërë…

22 February, 2019 F.autor Politikë

Partia Demokratike ka përjashtuar mbrëmjen e sotme deputetin Myslym Murrizi të zgjedhur në Lushnje, pasi doli kundër vendimit të grupit duke refuzuar që të heqë dorë nga mandati. Por si e komenton Murrizi vendimin e Kryesisë së PD-së dhe cfarë do të bëjë në vijim? Për të folur për të gjitha këto i ftuar në Repolitix mbrëmjen e sotme është vetë deputeti demokrat Myslym Murrizi.

Myslym Murrizi deklaroi se pavarësisht se nuk dogji mandatin, nuk do të bashkojë votën me PS-në në Kuvend. ‘Basha ka qenë emigrant kur unë kam qenë në PD. Unë nuk kam ndërmend që të bashkoj votën me PS. Është vendim i stimuluar nga njerëz që e rrethojnë oborrin dhe që mendojnë se do të vijnë në pushet. Një pjesë presin të merrnin mandatin. Një farë vetëfajësimi i Bashës për listat. Nga ata që janë sot në Kryesi, 80% nuk kanë qenë në fushatë në 2017. Jam përdorur dy standarde për përjashtimin tim, por unë jam kryetar i PD-së në Lushnje, e mora dhe e ngrita” tha ai.

Deputeti demokrat Myslym Murrizi reagoi për herë të parë pas përjashtimit nga Kryesia e PD-së mbrëmjen e sotme. Ai tha se nuk do të pranojë që të bëhet dele, ndërsa akuzoi se organet vendimmarrëse të PD-së janë bërë si Byroja Politike komuniste. “Titrat nuk besoj se anulojnë vendimin e Byrosë Politike. Ishte vendim i pritur, jo surprizë. Bijtë e këtyre që më kanë bërë biografinë nuk mund ta pranonin që të isha deputet. Ajo që më habit, demokratët prisnin që kryesia dhe këshilli, u nisën për të rrëzuar Ramën dhe jo për të më shkarkuar mua, gjithë kjo kosto e madhe, do të kisha ikur vetë. Pasi nuk ka asnjë gjë nga kjo parti, janë njëlloj si shkarkimet e Kadri Hasbiut, etj. Mendojnë të shkarkojnë ata që u prishin punë. Nuk besoj se është vendim individual i Bashës, por i Kryesisë. Herën e parë jam përjashtuar në 2003 nga PD-ja. Unë nuk bëhem dele” deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 2019 VIT "MAGJIK"/ Sulmuesi shqiptar shënon në kampionatin turk (VIDEO)
Previous article MILAN-EMPOLI/ "Kuqezinjtë" thellojnë shifrat, shënon Castillejo

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm Politikë

“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT