• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“OPOZITA NË…”/ Ministri Shalsi: Më shumë se veten s’mund të dëmtojë qeverinë
Home
Intervista

“OPOZITA NË…”/ Ministri Shalsi: Më shumë se veten s’mund të dëmtojë qeverinë

22 February, 2019 F.autor Intervista, Politikë

Një veprim ekstrem dhe stisje e një krizë politike që nuk ekziston.

Kështu e cilësoi vendimin e opozitës për djegien e mandateve Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi.

Shalsi: Kanë shkuar në një veprim ekstrem, po mundohen të stisin një krizë politike dhe natyrisht po tentojnë me të gjitha mënyrat të dëmtojnë imazhin e vendit në këto momente shumë të rëndësishme për të ardhmen e  Shqipërisë.

I ftuar në Ora News, Shalsi përjashtoi mazhorancën nga përgjegjësia për këtë situatë.

Shalsi: Mazhoranca do të kishte përgjegjësi në rast se nuk do të dëgjonte zërin e arsyeshëm, tentativat tona për të diskutuar dhe dialoguar kanë qenë vazhdimisht. Kemi qenë në pritje të pjesmarrjes së tyre në atë që do të realizohet si reformë elektorale por mesa duket qëllimi i PD apo krerëve të saj. Ka një dallim mes krerëve të PD dhe partisë. 

Veprimi i fundit ngjan më shumë me një dezertim nga fronti i betejës. Beteja bëhet në parlament, bëhet me mjete demokratike.Prej kohësh kemi një opozitë të çakorduar dhe të hallakatur. Në pamundësi për të mundur PS përmes zgjedhjeve kanë synuar të zgjedhin një rrugë që mendoj se është një rrugë qorre, pa krye dhe që do të dëmtojë më shumë nga të gjithë atë vetë si forcë politike.

Shalsi dha edhe përgjigjen se pse mazhoranca me në krye Ramën refuzojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Shalsi: Nuk mundet që demokracia të përdhoset nga dëshira, teka apo kapriço. Populli foli qartë në 2017, ka dhënë një mandat katërvjeçar. Zgjedhjet e parakoshme kërkohen kur kuptohet se ka një pakënaqësi të madhe dhe balancat politike kanë ndryshuar.

Në gjithë këtë aksion opozitar, Shalsi parasheh se e humbur do të dalë ajo vetë.

Shalsi: Nëse opozita dhe krerët e saj nuk e kanë kuptuar që janë futur në një qorrsokak që më shumë se do të dëmtojnë veten e tyre nuk do të dëmtojnë as qeverinë. Nëse do të vazhdojnë me këtë këmbënguljen e vjetër nuk do ti shpjerë gjëkundi përveç se do ti tkurrë. Opozita po kërkon gjëra që janë të papërceptueshme për sitemin demokratik. Nuk është e mundur të largohet Kryeministri i zgjedhur me votë.

Sa i takon protestës së 16 shkurtit, Shalsi pati këtë koment:

Shalsi: Ajo që të shqetëson dhe na ka shqetësuar kanë qenë aktet e dhunës të demonstruar. Janë akte që nuk ndihmojnë dhe nuk përmirësojnë demokracinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKATËRROHET RRJETI I SHPËRNDARËSVE TË DROGËS/ Kush është FEMRA shqiptare midis tyre (EMRI)
Previous article FITORJA E TRETË RADHAZI/ Milani "BLINDON" vendin e katërt, askush si Piatek në 21 vite

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT