• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Djegia e mandateve nga opozita, një ditë më pas!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Djegia e mandateve nga opozita, një ditë më pas!

22 February, 2019 Redaktor1 OP-ED

Shumëkush nga ata që janë brenda “fushës magnetike” të propogandës së lidershipit kryesor të opozitës, me siguri ka menduar se Shqipëria të premten në mëngjes, do të gdhihej shumë më ndryshe nga sa më parë. Edhe nëse bota nuk do përmbysej, të paktën jeta do të fillontë që të rridhte ndryshe. Sepse njerëzit në mos më shumë, do të ishin të paktën po aq të irrituar sa ndonjë nga përfaqësuesit politikë të opozitës që dolën të enjten e dorëzimit të mandateve të deputetëve të saj, nëpër emisionet e debateve dhe të opinioneve televizive.

Por kur kanë dalë në rrugë, përveçse motit pak më të vërenjtur se ditët e fundit, kanë parë se të gjitha të tjerat pothuajse kanë rrjedhur njësoj. Njerëzit duke vrapuar për në punë, nxënësit, studentët, mësuesit e pedagogët për në shkollë e të tjerët nëpër kafe. Të tjerë akoma duke u rrotulluar edhe njëherë në anën tjetër të krevatit, e ndoshta duke menduar se përse edhe në Shqipëri nuk është bërë akoma java 4 ditëshe e punës, që pushimi i fundjavës të fillonte që të premten.

Përtej kësaj rutine të përjetëshme, edhe liderët politikë të të gjitha kahjeve, kanë vijuar ritualin e zakonshëm. Dikush për një takim në jug të vendit. Dikush tjetër për të kapur avionin e parë herët në mëngjes për në Vjenë. Një tjetër për të parë një ekspozitë pikturash sa për të gjetur një sebep për të dhënë mesazhin e tij. Një tjetër akoma, për të vijuar të flasë me heshtjen e tij si gjithnjë në të tilla raste dhe një tjetër, për të mbledhur forume sa për të dalë në televizor.

Kështu diku dalëngadalë e diku papritur, ka ardhur dreka. Pasi ka mbaruar rituali i pandryshuar i këtyre 30 viteve të fundit nga liderët tanë politikë dhe nga mediat, ka nisur axhenda e pasites. Njerëzit kanë vijuar të rikthehen nga puna dhe nxënësit nga shkollat me nxitimin për takimet e fundjavës me shokët e shoqet të çliruar nga detyrimi për detyrat e shtëpisë deri të hënën në mëngjes. Ndërkohë që partitë politike kanë vijuar me serinë e dytë të rutinës ditor, që lidhet me aktivitetet e pasdites dhe të mbrëmjes.

Opozita sikur të mos kishte ndodhur asgjë 24 orë më parë, ka vijuar të mbledhë forume, të përjashtojë njerëz nga partia, të ngre shtabe politike, të programojë takime me strukturat e partisë dhe me qytetarët anembanë Shqipërisë, të bëjë axhenda e kalendare pune, të flasë e të takojë apo citojë e sqarojë ndërkombëtarët. E kur i sheh teksa mblidhen kësisoj e të thonë se zgjedhjet mund të jenë prapa derës, nis e të prishet pak filmi se mundohesh të pyesësh veten, që të kuptosh nëse:

A u dorëzuan apo jo mandatet e deputetëve të opozitës?

A ka dalë apo jo opozita jonë nga Parlamenti?

A do ti bojkotojë PD dhe LSI bashkë me aleatët e tjerë, zgjedhjet lokale të 30 qershorit?

A do të kemi apo nuk do të kemi Qeveri Tranzitore?

A do të kemi apo nuk do të kemi zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare?

A do të futet apo jo opozita jonë në garën zgjedhore me Edi Ramën, Kryeministër?

Dilema të shtohet më tepër, teksa i sheh të dalin e të flasin për mediat televizive live, para dhjetra kamerave e mikrofonëve, duke bërë të njëjtat deklarata si gjithëherë. Të lumtur se kështu ia dolën që të mbyllin edhe një tjetër javë plot lavdi, i sheh duke vrapuar më pas, nga zyrat luksoze të qendrës së Tiranës për në vilat e periferisë e të bregdetit apo drejt Rinasit sërisht, për fundjavat perendimore a egzotike. Duket për tu shplodhur e për të bërë bilancet e betejave të tyre te reja, në mos historike, të paktë legjendare dhe me rezultate epike.

Bashkë me të premten, është mbyllur kështu edhe një javë politike, e cila me siguri që do të ketë të shtunën dhe të dielën nga një cicërimë, ndonjë foto, video apo deklaratë politike për të bërë e shpërndarë. Për të ardhur në këtë mënyrë pa u kuptuar sërisht e hëna. Për të nisur një javë të re. Një cikël i ri, me avaze të vjetra. Me një ndryshim të vogël, veçse. Sepse tani kemi një opozitë që thotë se do ta drejtojë sistemin që nuk ia arriti ta “kapte” nga brenda, duke tentuar që ta sfidojë nga jashtë. Qoftë edhe dita e parë, me siguri që ka i shërbyer për ta kuptuar më mirë, sesa të lehtë do ta ketë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO IKI ZVARR"/ Kur Berisha dhe Kryemadhi bëjnë "XING" me deklaratat
Previous article ËSHTË E PARA NË HISTORINË E FUTBOLLIT/ Vajza nga Elbasani që ka fituar stemën e "FIFA-s" (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT