• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE/ Berisha: SHBA ka të drejtë që nuk na mbështet, por…
Home
Politikë

DJEGIA E MANDATEVE/ Berisha: SHBA ka të drejtë që nuk na mbështet, por…

22 February, 2019 F.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot një ekspozitë me piktura, ndërsa ka bërë edhe disa deklarata në lidhje me aktualitetin politik. Duke folur për mediat, Berisha sulmoi kryeministrin Rama ndërsa komentoi edhe apelin e SHBA-BE për djegien e mandateve. “Ekziston një Galeri që nuk guxon të hapë ekspozitë të një piktori sepse zhgarravitësi mendon se vetëm punët e tij anti-art nuk mund të konkurrohen” – tha Sali Berisha.

Ai u shpreh se çdo gjë ka një fund dhe se u bën thirrje socialistëve të largojnë Edi Ramën. “Urrejtja ndaj Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë e më e pakufijshme. Unë kam konstatuar me datën 16 Shkurt dhe dje në masat e gjera protestuese një urrejtje që e kam parë vetëm në vitet 90-91. Në këto kushte nuk duhet nënvlerësuar situata sepse ndëshkimi po afron” – tha ish-kryeministri.

Berisha u pyet edhe për djegien e mandateve. Ai tha se e mirëkupton kritikën e SHBA-BE për hapin ekstrem të opozitës, por ndërkombëtarët nuk e njohin realitetin në Shqipëri. “Asnjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk e mbështet një vendim të tillë, por dua t’i siguroj miqtë tanë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm. Daljen në sheshbetejë për të mbrojtur vlerat e demokracisë. Unë e mirëkuptoj kritikën, por u bëj thirrje të vijnë dhe të shohin realitetin. Ju siguroj se do të gjejnë një realitet të ndryshëm nga ai që kanë në dosjet e tyre në tavolinë” – tha Sali Berisha për mediat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si duhet përdorur kthyesja e qerpikëve që mos të ketë asnjë pasojë negative për sytë tuaj
Previous article BLLOKOHET MERKATO E CHELSEAT/ Ja çfarë ndodh me dy yjet e "Bluve të Londrës"

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT