Presidenti Donald Trump konsumon 12 kanaçe me Cola dietike në ditë dhe sheh rreth 8 orë televizor, tregojnë burime brenda familjes së parë, por nutricionistët kanë ngritur alarmin se kjo jetë sedentare mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin e tij.
Pas një nate me 5-6 orë gjumë, ai hap televizorin, zakonisht me telefon në dotë, gati për të postuar diçka të re në Tëitter. Dëshira e Trump për të parë televizor është kaq e madhe, sa gjatë mbledhjeve që mbahen në Shtëpinë e Bardhë, një televizor i madh qëndron i ndezur gjatë gjithë kohës.
Ky regjim mund të jetë fatal për shëndetin e tij, pasi një jetë e tillë, sedentare, mund të sjellë vdekjen e parakohshme, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.
Burimi: The Independent


