• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ Shqiptari i vrarë në Islandë, fjalët prekëse të nënës
Home
Breaking News

VIDEO/ Shqiptari i vrarë në Islandë, fjalët prekëse të nënës

11 December, 2017 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Klevis Sula

Nëna e Klevis Sulës, 20 – vjeçarit i cili ndërroi jetë të premten, pasi u godit me thikë në Austurvöllur, fundjavën e shkuar, duke folur për “Stöð 2” tha se djali i saj e kishte përshkruar Islandën si një vend tepër të sigurt dhe se i pëlqente shumë jetesa atje.

“Ishte një djalë i mrekullueshëm dhe dëshironte të ndihmonte këdo. Fliste me superlativa për islandezët dhe i pëlqenin njerëzit atje”, tha nëna e të riut nga Çorovoda, Natasha Sula, duke shtuar Klevisi “ishte shumë i lumtur që ishte këtu”.

Sipas asaj që është publikuar në mediat vendase, por edhe dëshmive të miqve të shumtë të 20-vjeçarit në rrjetet sociale, vdekja e të riut erdhi pasi Klevisi iu afrua një burri që po qante, me gjasë për ta ndihmuar. Autori iu kthye duke e goditur me thikë atë, sëbashku me mikun e tij. Ky i fundit, sipas mediave, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk mendoja se kjo mund të ndodhte në Islandë.

Natasha Sula udhëtoi drejt Islandës pas sulmit sëbashku me vëllain e 20 – vjeçarit. Ajo rrëfeu për mediat se i biri i kishte folur për sigurinë në këtë vend, duke i thënë se asgjë nuk ndodhte kurrë atje.

“Nuk mendonim se kjo mund të ndodhte këtu. Klevis na kishte treguar se asgjë e keqe nuk ndodhte kurrë në Islandë”, tha gruaja.

“Ai kishte ardhur këtu për të punuar dhe për një jetë më të mirë”, shtoi ajo më tej.

Vdekja e të riut shqiptar ka tronditur opinionin publik atje dhe tërhequr një vëmendje të madhe në mediat islandeze. Një llogari bankare u hap për shpenzimet e varrimit të tij dhe apelit për ndihmë iu përgjigjën shumë qytetarë./ klan

Për të parë videon e plotë klikoni këtu.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BULQIZË - KUSH ESHTE/ Portreti, gjithçka rreth 29 vjeçarit që i shpëtoi atentatit mafioz (ALBUMI FOTOVE)
Previous article Alibeaj: Rama do të zgjedhë kryeprokurorin pa vetting

g.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT