• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BULQIZË – KUSH ESHTE/ Portreti, gjithçka rreth 29 vjeçarit që i shpëtoi atentatit mafioz (ALBUMI FOTOVE)
Home
Breaking News

BULQIZË – KUSH ESHTE/ Portreti, gjithçka rreth 29 vjeçarit që i shpëtoi atentatit mafioz (ALBUMI FOTOVE)

11 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 29-vjeçar nga fshati Peladhi në Bulqizë i ka shpëtuar një atentati ndaj tij mbrëmjen e sotme. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri automjetin tip “Land Rover” me targa “AA 489 RA”, me të cilin ai udhëtonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi.

Fatmirësisht Fadil Ternova i ka shpëtuar plumbave dhe ka mundur t’u largohet atentatorëve. Sipas policisë, 29-vjeçari mbart rekorde të theksuara kriminale dhe penale. Në vitin 2011 ai është akuzuar për tentativë vrasje, ndërsa në 2013 është i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Sh.Sh në Bulqizë. Por në vitin 2016, gjykata e ka liruar me shërbim prove.

Sipas policisë së Bulqizës, rreth orës 18.30, në sallën operative të Komisariatit ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Peladhi-Bulqizë janë dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes forca të shumta policore dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se në rrugën që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Land Rover me targa AA 489 RA, që drejtohej nga shtetasi F.T, 29 vjeç, banues në fshatin Peladhi.

Drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar, por është larguar nga rruga që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes e më pas ka lënë automjetin në anë të rrugës, dhe ka njoftuar Policinë.

Nga të shtënat drejtuesi i automjetit nuk ka marrë asnjë lëndim. Mësohet se drejtuesi i automjetit lëvizte i vetëm me makinën e tij.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa nga kqyrja paraprake e automjetit janë dalluar dy shenja plumbi.

Forca të shumta policore të mbështetura dhe nga forcat e policisë së Drejtorisë Vendore Dibër, kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në lidhje me këtë ngjarje po hetohet intensivisht, pasi personi i dëmtuar mbart rekorde të theksuara kriminale dhe penale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I NDOKËS/ Hapet dosja e vrasjes me armë në vitin 2007 për një femër
Previous article VIDEO/ Shqiptari i vrarë në Islandë, fjalët prekëse të nënës

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT