Pas 16 shkurtit, opozita ka vendosur të protestojë nesër në orën 10:00 para Kuvendit të Shqipërisë.
Skenari I opozitës duket se ka qënë një tubim I dhunshëm, I ngjashëm me atë të së shtunës me shrpesën se edhe deputetët do ishin brenda në kuvend.
Por duket se filmi “ u prish” kur kryetari I kuvendit Gramoz Ruçi anulloi seancën parlamentare. E megjithatë, deputetët e opozitës pasi dogjën mandatet duket se janë më të bashkuar se kurrë për të shpërthyer parlamentin, siç deklaruan edhe ata vetë.
Kjo nuk është hera e parë që opozita ka zgjedhur Kuvendin si vend për protestë, duke kujtuar këtu disa nga rastet më të bujshme siç ishte ai I fundit ku efektivja Ina Nuka humbi gishtërinjtë pas dhunës nga protestuesit.
Nuk mbeten pas as protestat për Teatrin apo edhe kryeprokuroren e përgjitshme Arta Marku, episode këto që do të mbahen mend gjatë bashkë me qëllimin e tyre.
Por ndryshe nga të gjitha këto të larpërmendurat, neser opozita nuk do të ketë se kutj tia përçojë mesazhin, pasi deputetët e maxhorancës nuk do të jenë në sallë.
Kryeministri nga ana tjetër, vijon turin e “Bashkisë që duam”, në Gjirokastër.
Pasuar nga këto, nesër pritet të ketë dhunë, sipas burimeve të policisë por edhe paralajëmrimeve të ndërkombëtarëve.
Përgatiti: AlpeNews.al





